Nis 'Different Festival', Xhafaj sjell sërisht Tedi Papavramin në Tiranë

Në tetë vite violinçelisti Vlorent Xhafaj ka prezantuar një repertor shumë të gjerë të veprave të njohura botërore në Shqipëri. Edhe këtë rrugëtim nuk e ka bërë i vetëm, por me instrumentistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët janë bashkuar për të qenë pjesë e Festivalit “Different Trains”. Gjatë këtij udhëtimi artistët kanë luajtur në vende të ndryshme të Shqipërisë, me dëshirën e madhe, që muzika klasike të depërtojë sa më pranë publikut. Pas koncertit të parë në kishën katolike, në sallën “liria” tre solistë të orkestrës së operës së Francës sjellin një repertor me vepra moderne.  Organizatori dhe drejtori artistik, violonçelisti Vlorent Xhafaj, flet  për risitë e këtij edicioni.

“Ka gjithmonë muzikantë të ndryshëm, në tre momente të ndryshme të vitit. U mbajt një koncert për herë të parë në sallën e kishës katolike, më pas në sallën “Liria”. Kjo është një gjë që e kemi bërë edhe më herët në Tiranë, duke shkuar në auditorë të ndryshme prekim edhe auditorë të ndryshme. Këto tre muaj, prekin tre stinë të ndryshme, në maj do të jenë instrumentist të njohur, Tedi Papavrami, Arben Spahiu, të cilët do të sjellin pjesë të njohura botërore. Ndërsa, në tetor repertor të shekullit XX. Tedi Papavrami vazhdon ciklin e dhjetë sonatave të Beethoven këtë vit.  është përvjetori i Beethoven, që festohet vitin tjetër. Edhe vazhdon ciklin e sonatave të tij”, shprehet violonçelisti Vlorent Xhafaj.

Për muzikantët përzgjedhja e repertorit është gjëja më e thjeshtë, sepse ata kërkojnë që të luajnë përherë premiera. Janë dhjetë koncerte, që do të mbahen për vitin 2019-të, tre do të mbahen në mars, katër në maj dhe tre në tetor. Qëllimi i violonçelistit është që të sjellë para publikut muzikantë sa më të mirë, që luajnë muzikë cilësore.

“Objektivi im është që të sjell muzikantë sa më të mirë, të ketë një kontakt shumë të afërt me publikun edhe me studentët. Të sillet sa më shumë repertor i luajtur dhe interpretuar mirë. ka shumë vepra të mira që po sillen, por vë re një cilësi pak më të ulët. Ka shumë instrumentist, shumë këngëtarë edhe shumë projekte muzikore që paraqiten, ndërsa është cilësia që nuk është e lartësisë së duhur”, thotë Xhafaj.

Ndonëse, festivali që Xhafaj drejton është mbështetur edhe këtë vit nga Ministria e Kulturës, sërisht artisti shpreh keqardhjen, se muzika cilësore nuk mbështetet sa duhet në vendin tonë

“Më vjen shumë keq, që edhe pse ne jemi festival i mbështetur. Por unë në këtë rast mund të flas për anën cilësore, e di që ka pasur shumë kërkesa të projekteve shumë me vlerë, edhe janë mbështetur shumë pak projekte të muzikës. Gjithmonë në Shqipëri projektet indipendente kanë qenë rrahja e zemrës, nuk kanë qenë projekte organizative nga aktorë, regjisorë të teatrit, të muzikës. Këto janë jashtë kontrollit edhe janë të pambështetje. Jemi vetëm dy festivale muzikore të mbështetura këtë vit”, përfundon violonçelisti Xhafaj.

Koncertet e radhës në Festivalin Different Trains do të jenë në muajin maj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja