Nis Dita e bashkëpunimit rajonal
fokusi tek zgjerimin në Ballkan
Ka filluar sot në Bruksel Dita e bashkëpunimit rajonal me një konferencë të nivelit të lartë për bashkëpunimin dhe zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, ku u përfshinë Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushatin, Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johanes Hahn, Krytari i Përfaqësimit të shtetit të Baden-Württemberg-ut, Johanes Jung dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal (KBR), Goran Svilanoviç
Ka filluar sot në Bruksel Dita e bashkëpunimit rajonal me një konferencë të nivelit të lartë për bashkëpunimin dhe zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, ku u përfshinë Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushatin, Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johanes Hahn, Krytari i Përfaqësimit të shtetit të Baden-Württemberg-ut, Johanes Jung dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal (KBR), Goran Svilanoviç.
Të pranishmit u njohën me faktin se Ballkani Perëndimor duhet të bëjë ende më shumë për të mbyllur boshllëqet ndërmjet ambicieve të tij dhe kapaciteteve aktuale; zhvillimi i mëtejshëm i bashkëpunimit rajonal është një prioritet për vetë rajonin dhe për Bashkimin Evropian, si dhe të qënit të lidhur është një nga nxitësit kyç të zhvillimit dhe punësimit në Evropën Juglindore.
Përpara konferencës së nivelit të lartë, KBR-ja, Fondi Evropian për Ballkanin dhe Përfaqësuesi i shtetit të Baden-Württemberg-ut, tre organizatorët e Ditës për bashkëpunimin rajonal, prezantuan një mini koncert me tre divat e muzikës etno ballkanike: Bilja Krstic, Amira Medunjanin dhe Tamara Obrovac: Femrat e Ballkanit (Les Femmes des Balkans).
Më herët gjatë ditës, Barometri i Ballkanit (BB) bëri prezantimin e parë publik të tij. BB-ja është një anketim gjithpërfshirës që përfshin opinionin e publikut dhe të biznesit dhe ndjesinë në lidhje me çështjet më të rëndësishme ekonomike dhe të zhvillimit. Ai është pjesë e një “mjeti” të KBR-së për ndjekjen e ecurisë së zhvillimit të Strategjisë për Evropën Juglindore 2020 (SEE 2020). Barometri i Ballkanit 2015 mund të shihet në faqen e internetit të KBR-së
http://www.rcc.int/seeds/results/2/balkan-opinion-barometar,
dhe
http://www.rcc.int/seeds/results/3/balkan-business-barometar.
Dita e bashkëpunimit rajonal vazhdon gjatë pasdites me një panel diskutimi mbi zgjerimin, rritjen ekonomike dhe qeverisjen, si dhe me një panel të dytë mbi zgjerimin dhe të qënit të lidhur, dhe lidhjet me Procesin e Berlinit dhe samitin e Vjenës, në Gusht të këtij viti.
Dita e bashkëpunimit rajonal është një përpjekje e përbashkët e KBR-së, Përfaqësuesit të shtetit të Baden-Württemberg-ut në BE dhe e Fondit Evropian për Ballkanin.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
89%
-
Jo
9.3%
-
Nuk e di
1.7%
Vota total: 13263
Lajme të tjera
-
‘Në punë do të dëshironit një ndryshim...’, horoskopi për ditën e sotme
31 Mars, 07:05
-
Hera e parë në historinë amerikane, ngrihen akuza penale ndaj ish-Presidentit! Donald Trump: Po persekutohem politikisht
31 Mars, 07:03
-
E ka seriozisht? Loredana shfaqet duke puthur në buzë një vajzë: E dashura ime e re
30 Mars, 23:00
-
Kulluri për Këlliçin: Nuk ka mbështetje të plotë as brenda ‘foltores’! Propozimi i tij për autobusët falas në Tiranë ‘ultra-komunist’
30 Mars, 22:48
-
Ups, si do reagojë produksioni? Kiara sapo ia tregoi Luizit se është shumë i pëlqyer jashtë shtëpisë
30 Mars, 22:21
-
Probleme me deklarimin e pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Hysen Saliko
30 Mars, 22:06
-
Bollino: Tërheqjet e kandidatëve të PD mund t’i kthehen ‘boomerang’ Berishës! Bejko, ‘heroi i fundit’! Nazarko: Lojtar cilësor! Kulluri: Këlliçi s'ka as mbështetjen brenda 'Foltores'
30 Mars, 21:50
-
U akuzua se është dënuar në Greqi, reagon kryebashkiaku i Kuçovës: Ika emigrant 17 vjeç për shkak të Saliut, s'më pengon për zgjedhjet
30 Mars, 21:28
-
Gjykata e OKB-së refuzon kërkesën e Iranit për asetet e ngrira nga SHBA-ja
30 Mars, 21:04
-
Dita botërore e mjekut e gjen Shqipërinë me më pak mjekë! Stroni: Duhen trajtuar me dinjitet e paga të mira
30 Mars, 20:53
-
Pagesat e dyshimta ruse, Monika Kryemadhi: Shihemi në gjykatë
30 Mars, 20:44
-
Putin nënshkruan dekretin: 147 mijë ushtarë rusë do të rekrutohen në pranverë
30 Mars, 20:43