Nën moton "Mos u fshih, por ndrysho vetëveten" më 16 gusht në Prizren, Kosovë do të nisë Festivali i Filmit "Doku Fest", ku do të marrin pjesë 237 filma nga 56 vende dhe mbi 200 aktorë.
Festivali i cili do të zgjasë 8-të ditë, u përshëndet sot nga Ministria Shqiptare e Kulturës e cila ka kontribuar me 10 000 euro nga buxheti i saj që ky festival të shndërrohet në një festë të gjithë shqiptarëve.
Në një aktivitet të zhvilluar në Tiranë, pranë Ministrisë së Kulturës, ministrja Mirela Kumbaro tha se "Doku Fest" është kthyer tashmë në një realitet jo vetëm të Shqipërisë e rajonit, por thuajse të gjithë botës. "Ne si qeveri e kemi mbështetur që në krye të herës "Doku Fest", por këtë vit mbështetja jonë ka karakter juridik, kulturor dhe financiar. "Doku Fest' është një realitet përtej kufijve të ballkanit dhe ku ballfaqohen realitete të ndryshme Kulturore, sociale dhe ekonomike duke shpalosur të vërtetat e vendeve pjesëmarrëse", tha Kumbaro.
"Ne, shtoi ajo, si Ministri e Kulturës dhe si qeveri kemi menduar të kontribuojmë me një shifër prej 10 000 eruosh që kjo festë të jetë edhe më e madhe. Sot në mbrëmje, në kinema Marubi do të kemi një "aperitiv" të kësaj feste ku do shfaqen pjesë të vogla nga filmat pjesëmarrës, ndërsa në nëntor "Doku Fest" do të zbresë në Tiranë", nënvizoi Kumbaro.
Ministrja e Kulturës, gjithashtu bëri të ditur se bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës nuk do të limitohet me kaq. "Ne kemi deklaruar se bashkëpunimi i Kosovës do të shtrihet në kohë, në vite, pasi shqiptarët duhet të jenë gjithnjë e më të bashkuar. Ju kujtoi se veç këtij bashkëpunimi për "Doku Fest" në muajin shtator në Tiranë do t'i japim jetë një bashkëpunimi tjetër në fushën e kulturës. Kosova duhet pranuar se ka një nga metodat më të avancuara të realizimit të projekteve kulturore prej të cilave ne duam të marrim eksperiencë", nënvizoi Kumbaro, e cila mbylli fjalën e saj duke i bërë apel të gjithë shqiptarëve t'i bashkohen festës së filmit "Doku Fest" përgjatë datave 16-24 Gusht.
Drejtuesit e e këtij festivali pjesëmarrës në aktivitetin e zhvilluar sot në Tiranë, bënë të ditur se në festivalin e filmit "Doku Fest" kanë aplikuar për të marrë pjesë rreth 2 400 filma, prej të cilëve janë pranuar 237 të tillë, që vijnë nga 56 vende të botës, 2 shqiptarë dhe 2 nga Kosova, ndërsa bëhet me dije se një pjesë e filmave do të jenë edhe në shqip. Në to marrin pjesë më shumë se 200 aktorë dhe janë të ftuar miq nga e gjithë bota, që ky festival të marrë përmasa gjithnjë e më shumë globale. Ky është sezoni i 13-të i "Doku Fest", ndërsa do të jetë sezoni i 8-të "Doku Fest Kids". Ky i fundit do të jetë një shfaqje në të cilën konkurojnë fëmijët me krijimet e tyre. Më datë 16 Gusht ( të shtunën) do të shfaqen 7 filma, 4 në orën 20:00'' dhe në orën 22:00'', disa prej tyre do të shfaqen dhe në kinema verore./ATSH/
/Shqiptarja.com