Nis edicioni i 15-të i Festivali
Ndërkombëtar të Filmit

Nis edicioni i 15-të i Festivali<br />Ndërkombëtar të Filmit<br>
Edicioni i 15-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit që do të mbahet në Tiranë çelet këtë të premte në kinema Millennium me premierën e filmit “Elvis Walks Home” të Fatmir Koçit.

Festivali do të vijojë me shfaqjen e filmave deri më 11 nëntor në sallat e kinemave Imperial, kinema Agimi, Teatri i Kukullave dhe TULLA Culture Center. Motoja e edicionit të këtij viti është Filmo jetën tënde – Krijo të ardhmen.

Për këtë edicion kanë aplikuar 1,511 kineastë nga 113 vende të botës dhe prej tyre janë përzgjedhur 254 filma. Gjatë ditëve të festivalit do të jetë i pranishëm edhe regjisori i mirënjohur kanadez, Denis Côté me një dokumentar të vlerësuar në Locarno Film Festival, “A Skin So Soft”.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari