Ceremonia hapëse e Samitit të katërt të Diasporës në Tiranë u shndërrua në një udhëtim simbolik mes historisë dhe së ardhmes së shqiptarëve që janë shpërndarë nëpër Botë.

Në ambientet e Teatrit Kombëtar tw Operas dhe Baletit, përfaqësues të diasporës, institucioneve shtetërore, akademisë dhe shoqërisë civile ndoqën me interes historinë e figurave të shquara të Rilindjes si Naum Veqilharxhi, Thimi Mitko e Pashko Vasa, deri te udhëheqës si Fan Noli dhe Faik Konica, të cilët kontribuuan në identitetin kombëtar, edhe pse kanë qenë larg atdheut.

Me moton “Përmes rrënjëve lartësohemi”, edicioni u çel pas interpretimit të himnit kombëtar.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, e cilësoi diasporën si një pasuri të pazëvendësueshme, duke theksuar se shqiptarët sot janë të pranishëm në çdo fushë në nivelet më të larta globale. Begaj theksoi se shqiptaria nuk mbaron brenda kufijve të vendit tonë, por sipas tij, është një zemër që rreh kudo ku ka shqiptarë.

Diaspora shqiptare është e pazëvendësueshme. Ajo duhet të jetë pjesë e mënyrës sesi mendojmë për shtetin dhe për të ardhmen. Shqipëria dhe shqiptaria nuk mbaron aty ku mbarojnë kufijtë tanë. Ajo është një zemër që rreh kudo ku ka një shqiptar. Kur flasim për diasporën sot, flasim për ndikim global. Shqiptarët janë aty, nga maja e IA, te institucionet ndërkombëtare, te auditorët e universiteteve më të mira, te arti e sporti", tha Presidenti. 

Begaj dha një mesazh për të gjithë emigrantët shqiptarë.

“Tani është momenti ta kthejmë këtë pasuri në një strategji që jep rezultate konkrete. Ndaj, ju  ftoj me zemër të mos e shihni Shqipërinë vetëm si vendin nga keni ikur! Shiheni atë si vendin ku mund të lini gjurmë të përhershme. Ne nuk po ndërtojmë këtu një shtëpi të re vetëm për veten. Po ndërtojmë shtëpinë tonë të përbashkët”, tha Begaj.

Pas fjalës së tij, Presidenti nderoi disa prej figurave më të spikatura të diasporës. Mes tyre, mjeku Gentian Toshkezi u dekorua me “Urdhrin Suprem të Shqiponjës”, ndërsa ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana mori titullin “Kalorës në Urdhrin e Skënderbeut”. Gjithashtu, akademiket Klarita Gërxhani dhe Shqiponjë Telhaj u vlerësuan me titullin “Kalorës në Urdhrin e Lisit Akademik”.

Cana, deklaroi se krenaria më e madhe e jetës së tij ka qenë ngritja lart e emrit të shqiptarëve anembanë botës.

“Vërtetë rrugëtimi im në ato kohë ka qenë i vështirë. Duke u rikthyer në këtë Samitin e Diasporës një djalë shqiptar i Kosovës, i emigruar dhe me pasionin dhe dashurinë e tij, jo vetëm kemi bërë mirë për familjarët tanë, por jemi munduar të ngremë lart emrin e shqiptarëve anembanë dhe kjo ka qenë krenaria ime më e madhe që kam përjetuar unë dhe familjarët e mi. Duke pasur një mjet që është sporti dhe futbolli, pastaj aty e kupton që ke një përgjegjësi më të madhe. Jemi munduar që gjithmonë ta ngremë dhe konsolodojmë komunitetin tonë dhe të japim një shembull”, tha mes të tjerash Lorik Cana.

Samiti 3 ditor do të në kryeqytet do të vijojë deri më15 prill duke bërë bashkë qindra përfaqësues të diasporës shqiptare por edhe politikanë nga trevat shqipfolëse.

9 panele diskutimi janë parashikuar në ditën e dytë të punimeve të samitit, me tematika të ndryshme që nga demokracia, vota e diasporës, biznesi, inovacioni, shëndetësia e sporti.

Ndërsa në ditën e tretë, diskutimet do të fokusohen te integrimi europian, bota arbëreshe, riatdhesimi dhe identiteti kombëtar.

Personalitetet e dekoruara nga Presidenti Begaj:
Mjeku Gentian Toshkezi nderohet me 'Kalorës i Urdhrit Suprem të Shqiponjës'
Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të Futbollit, Lorik Cana nderohet me ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut'
Akademikja Klarita Gërxhani nderohet me ‘Kalorës i Urdhrit të Lisit Akademik'
Akademikja Shqiponjë Telhaj nderohet me ‘Kalorës i Urdhrit të Lisit Akademik'
Markus Schuhmann nderohet me 'Oficer i Urdhrit të Skënderbeut'
Anders Lindberg nderohet me ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:16
U dekorua nga Presidenti Begaj, Lorik Cana nga Samiti i Diasporës: Ngritja lart e emrit të shqiptarëve anembanë botës, ka qenë krenaria më e madhe që kam përjetuar

 

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka marrë pjesë ditën e sotme në Samitin e Diasporës që po zhvillohet në Tiranë, ku edhe është dekoruar nga Presidenti Bajram Begaj.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Cana tha se krenaria më e madhe e jetës së tij ka qenë ngritja lart e emrit të shqiptarëve anembanë botës.

“Vërtetë rrugëtimi im në ato kohë ka qenë i vështirë. Duke u rikthyer në këtë Samitin e Diasporës një djalë shqiptar i Kosovës, i emigruar dhe me pasionin dhe dashurinë e tij, jo vetëm kemi bërë mirë për familjarët tanë, por jemi munduar të ngremë lart emrin e shqiptarëve anembanë dhe kjo ka qenë krenaria ime më e madhe që kam përjetuar unë dhe familjarët e mi. Duke pasur një mjet që është sporti dhe futbolli, pastaj aty e kupton që ke një përgjegjësi më të madhe. Jemi munduar që gjithmonë ta ngremë dhe konsolodojmë komunitetin tonë dhe të japim një shembull”, tha mes të tjerash Lorik Cana.

Ora 19:02
Nga Lorik Cana te Gërxhani e Toshkezi, Presidenti Begaj dekoron personalitete të ndryshme të Diasporës shqiptare

 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekoruar sot disa personalitete të Diasporës shqiptare, gjatë Samitit të Diasporës të mbajtur në Tiranë.

Personalitetet e dekoruara nga Presidenti Begaj:

Mjeku Gentian Toshkezi nderohet me 'Kalorës i Urdhrit Suprem të Shqiponjës'

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të Futbollit, Lorik Cana nderohet me ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut'

Akademikja Klarita Gërxhani nderohet me ‘Kalorës i Urdhrit të Lisit Akademik'

Akademikja Shqiponjë Telhaj nderohet me ‘Kalorës i Urdhrit të Lisit Akademik'

Markus Schuhmann nderohet me 'Oficer i Urdhrit të Skënderbeut'

Anders Lindberg nderohet me ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut'

Ora 18:53
Presidenti Begaj mban fjalën hapëse në Samitin e Diasporës: Shqiptaria nuk mbaron brenda kufijve tanë, por është një zemër që rreh kudo ku ka shqiptarë

 

 

Presidenti Bajram Begaj ka mbajtur fjalën hapëse në edicionin e katërt të Samitit të Diasporës, që po zhvillohet në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Begaj tha se shqiptaria nuk mbaron vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por sipas tij, ka një ndikim global.

“Të nderuar bashkëkombas, miq, të ftuar, pjesëmarrës. Është kënaqësi e veçantë që t’ju përshëndes në këtë Samit të katërt të Diasporës. Samiti i Diasporës zhvillohet në një moment kyç, si kurrë më parë kaq pranë anëtarësimit në BE. Diaspora shqiptare është e pazëvendësueshme. Ajo duhet të jetë pjesë e mënyrës sesi mendojmë për shtetin dhe për të ardhmen. Shqipëria dhe shqiptaria nuk mbaron aty ku mbarojnë kufijtë tanë. Ajo është një zemër që rreh kudo ku ka një shqiptar. Kur flasim për diasporën sot, flasim për ndikim global. Shqiptarët janë aty, nga maja e IA, te institucionet ndërkombëtare, te auditorët e universiteteve më të mira, te arti e sporti.

Ju jeni fuqia, jeni ambasadorët tanë më të mirë, që kontribuoni pa urdhër, por me krenari. Sot jemi në një hap tjetër, në një marrëdhënie të re, në një kontratë të re, ku Diaspora nuk shihet më si burim remitancash, por si partner i vërtetë zhvillimi. Lidhja nuk është vetëm e zemrës, por edhe e mendjes. Për dekada diaspora ka qenë një ushtri ekonomike. Falë jush, shumë familje janë mbështetur ekonomikisht dhe kanë ecur përpara. Duam që të investoni mendjen dhe kapitalin tuaj këtu. Tashmë e drejta e votës nuk është më një premtim, por një realitet. Bota arbëreshe është një dëshmi e gjallë se identiteti shqiptar i mbijeton shekujve, por sot sfidat janë të tjera. Historia jonë ka qenë shpesh histori largimesh. Në rrugën tonë drejt Europës, diaspora shqiptare është zëri më i besuar”, tha mes të tjerash Begaj.

Ora 17:46
Emina Cunmulaj i bashkohet Samitit IV të Diasporës: Mirë se keni ardhur në Tiranën e bukur

 

Samiti i Diasporës çel sot punimet treditore në Tiranë, duke mbledhur përfaqësues të diasporës shqiptare, institucioneve shtetërore dhe ekspertë nga vende të ndryshme të botës.

Modelja e mirënjohur, Emina Cunmulaj, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe përfaqësuese dinjitoze e vlerave shqiptare në botë, i bashkohet Samitit IV të Diasporës në Tiranë, ndërsa përcolli edhe një mesazh përshëndetës për bashkatdhetarët.

“Mirë se keni ardhur në Tiranën e bukur, mirë se keni ardhur në mëmëdhe. Shihemi edhe për një  bashkëpunim të bukur për Samitin e IV të Diasporës. Ju mirëpresim”, thotë ajo.

Ora 15:08
Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

1776085860_ferithoxha.jpg

Në kuadër të Samitit të IV-të të Diasporës, ministri Ferit Hoxha ka zhvilluar një takim në Tiranë me deputetin shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Arbër Gashi, duke sjellë një tjetër moment simbolik të lidhjes mes Shqipërisë dhe shqiptarëve jashtë vendit.

Lajmin e bëri publik vetë ministri përmes një postimi në rrjetin social X, ku nuk kurseu vlerësimet për figurën e Gashit.

“Kënaqësi të takoja sot në Tiranë deputetin në Parlamentin e Suedisë, Arbër Gashi, në kuadër të Samitit të IV-të të Diasporës”, shkruan Hoxha.

Ai e cilëson Gashin si një histori suksesi dhe krenarie, një shembull tipik i diasporës që jo vetëm është integruar, por edhe ka arritur të jetë pjesë aktive në politikën e një vendi europian si Suedia.

“ Arbëri, bir i Drenicës, është një histori suksesi dhe një shembull krenarie.  Është dëshmi e qartë se rrënjët tona mbeten të gjalla kudo që jetojnë #shqiptarët. Rrugëtimi dhe arritjet e tij tregojnë se identiteti ynë nuk humbet, përkundrazi, ai forcohet dhe pasurohet. Shembuj të tillë të diasporës, jo vetëm të mirëintegruar por edhe të fuqizuar e aktorë në vijën e parë, janë frymëzim konkret për të gjithë ne: për të forcuar lidhjet tona, për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për ta çuar përpara emrin e Shqipërisë e shqiptarisë në botë, me dinjitet dhe besim. Është dëshmi e qartë se rrënjët tona mbeten të gjalla kudo që jetojnë shqiptarët”, theksoi ministri.

Sipas tij, rrugëtimi i Gashit tregon qartë se identiteti shqiptar nuk humbet me emigrimin, përkundrazi, forcohet dhe pasurohet me përvojat ndërkombëtare.

Hoxha nënvizon se figura të tilla janë frymëzim konkret për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe diasporës, duke çuar përpara emrin e vendit me dinjitet.

Ora 13:05
Samiti i Diasportës, ministri Hoxha takim me Këshillin Koordinues: Në fokus promovimi i gjuhës shqipe, zhvillimi ekonomik e shoqëror

Në prag të Samitit të IV-t të Diasporës, Ferit Hoxha zhvilloi një takim me Këshillin Koordinues të Diasporës, ku theksoi nevojën për më shumë koordinim dhe një agjendë konkrete.

Ai nënvizoi rolin e diasporës në zhvillimin e Shqipërisë, veçanërisht në promovimin e gjuhës, ekonomisë dhe vlerave kulturore.

“Një mëngjes ndryshe, në prag të #Samitit të IV-t të #Diasporës, me një bashkëbisedim të hapur, të gjallë dhe energjik me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës.

Në këtë takim të parë, njohës por edhe përmbajtësor, shpreha vlerësimin dhe mirënjohjen time për angazhimin e secilit në këtë marrëdhënie të veçantë, të ndërtuar mbi një vizion të përbashkët.

Së bashku ramë dakord për të çelur një fazë të re në riorganizimin e këtij mekanizmi jetik, me objektiva të qartë për një bashkërendim më të mirë të aktiviteteve dhe një agjendë vjetore konkrete në funksion të prioriteteve madhore.

Në fokus: #Shqipëria2030 dhe fuqizimi i diasporës si partner i pazëvendësueshëm, në mësimin dhe promovimin e gjuhës shqipe, përfshirjen në zhvillimin ekonomik e shoqëror, partneritetin me biznesin dhe promovimin e vlerave tona kulturore në botë.

Me përfaqësues të spikatur dhe profesionistë dinjitozë nga e gjithë bota, kemi një mundësi reale për të forcuar lidhjet me rrënjët dhe për ta kthyer potencialin e diasporës në vlerë konkrete për #Shqipërinë.

Së bashku, për më shumë koordinim, më shumë veprim dhe #rezultate të prekshme.

"Përmes Rënjëve Lartësohemi, Të Bashkuar, Forcohemi", shkruan Ferit Hoxha.

Ora 09:43
‘Shqipëria një dhe e pandarë’, edicioni i katërt i samitit të Diasporës! Eurodeputeti shqiptar mesazh: Kurrë rrënjët e mia nuk i harroj

Samiti i Diasporës është përshëndetur edhe nga eurodeputeti shqiptar, Adnan Dibrani përmes një videomesazhi.

“Gjatë gjithë kohës si politikan, edhe në Stockholm, por edhe në Parlamentin Europian, kurrë rrënjët e mia nuk i harroj. I lindur në Mitrovicë, i rritur në Suedi, mburrem që jam shqiptar, edhe të gjithë e dinë që jam shqiptar”, thotë ai.

Në fund të samitit nënshkruhet marrëveshja mes Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe Agjencisë Kombëtare të Rinisë.

Ky edicion i katërt vjen si një tjetër përpjekje për të forcuar bashkëpunimin dhe për të dëshmuar se Shqipëria mbetet një, e pandarë, kudo ku jetojnë shqiptarët.