Nën moton “Bukë e kripë e zemërbardhë”, me këngë dhe valle popullore shqiptare ngriti siparin dhe edicioni i dytë i festivalit “Prishtina Gastronomy Festival” që do të zgjasë deri me 31 korrik.
I pranishëm ishte dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, personalitete të rëndësishme nga dy vendet si dhe artistë të shumtë.
Kryebashkiaku Veliaj theksoi se ato që na bashkojnë janë shumë herë më të rëndësishme se sa ato që na ndajnë.
“Gjërat që na bashkojnë janë shumë herë më të rëndësishme dhe më të forta se gjërat që na ndajnë. Politikë e mirë nuk është politika që i përçan njerëzit, këndej dhe andej , është politika që i bashkon njerëzit”, nënvizoi Veliaj.
Ai shtoi se sot kombi shqiptar po jeton ditët më të mira që ka pasur ndonjëherë.
“Ne kemi sot si komb ditët më të mira që mund të kemi pasur ndonjëherë. E di që jo çdo gjë është perfekte, jo çdo gjë funksionon siç do duhej, por jemi në ditët më të mira të historisë tonë. Kosova është e pavarur, Kosova është e lirë, Kosova sot është Kryeqyteti i kulturës me Manifestën. Jam i privilegjuar që sot është Tirana që e hap këtë Festival fantastik të Gastronomisë. Ky është një aktivitet për të mbushur zemrën, shpirtin tone”, deklaroi Veliaj
“Prishtina Gastronomy Festival” bën bashkë qytete dhe kultura nga i gjithë rajoni, ku shumëllojshmëria e ushqimeve, recetave, këngëve e valleve, synojnë të ofrojnë argëtim për gjenerata të ndryshme. Nata e parë e festivalit u ndez nën tingujt e këngëve të Merita Halilit dhe Raif Hysenit, ndërsa gjatë ditëve në vijim në këtë festival do performojnë edhe grupe të ndryshme dhe këngëtarë nga Tirana, Vlora, Struga e qytete të tjera.
Po kështu, emra të njohur të gastronomisë, kuzhinierë me përvoja ndërkombëtare do të gatuajnë çdo ditë shije të ndryshme dhe unike të ushqimit.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.6%
-
Jo
41.5%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1862
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dy fëmijët e këngëtares Ana Oxa marrin nënshtetësi shqiptare, Qazim Belleno: I befasuar me ndryshimin e Tiranës
27 Janar, 12:56
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
Nisin punimet për fazën e dytë të TEDA Tirana, Veliaj: Do punësohen 5-7 mijë persona
23 Janar, 14:53
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Ambasadori italian mbyll misionin 5-vjeçar, Veliaj e nderon me ‘Çelësin e Qytetit’: Misionar i afrimit të Shqipërisë me Italinë! Bucci: Lidhje të veçantë
19 Janar, 12:08
-
Veliaj jep certifikatat e pronësisë për familjet e ‘5 Majit’: I vendosur t’i çoj punët deri në fund
18 Janar, 12:02
-
Veliaj:Tiranës do i shtohen edhe 10 shkolla të reja, subvencionojmë çerdhet dhe kopshtet si asnjë vend tjetër në rajon
17 Janar, 15:18
-
SHËNIM/ Përse iu desh Berishës dhe shtypit të tij të shpiknin 'një apartament' të Ajolës
17 Janar, 13:32
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Udhëtojnë me abone falas, Veliaj: Do të bëjmë Kartën e Pensionistit, si atë të Studentit
15 Janar, 15:27