TIRANË- Report Tv zbulon sloganin që do të shoqërojë Partinë Socialiste gjatë fushatës zgjedhore për 11 majin. “Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS”, ky është slogani që kanë zgjedhur socialistët lidhur edhe me retorikën e tyre politike gjatë kësaj fushate se vetëm PS mund ta integrojë Shqipërinë.

Në këtë foto të sloganit të PS që ka siguruar Shqiptarja.com, dallohet edhe pasaporta me shqiponjën, ndërsa në krye të saj shkruhet “Republika e Shqipërisë” dhe “Bashkimi Europian”, lidhur edhe me premtimin e PS se vetëm Rama mund t’u japë shqiptarëve në duart pasaportën europiane.

Në sfond dallohen ngjyrat blu të flamurit të BE-së dhe e kuqja e flamurit të Shqipërisë, ndërsa lexohet edhe slogani : "Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS”, e shoqëruar edhe me logon e PS.

1744369210_sloganiipartiseps.png

Slogani i PS për zgjedhjet e 11 majit

PS hap zyrtarisht fushatën ditën e nesërme në sheshin Skëndërbej ora 12:00, ndërsa sot kryeministri Rama dhe ekipi i tij janë përgatitur për një takim me gra dhe vajza në orën 17:00 te Teatri i Operas dhe Baletit.

Në takim do të flasin disa gra dhe aktiviteti mbyllet me fjalën e kryesocialistit Edi Rama. Gjatë këtij takimi pritet të ketë edhe lidhje të drejtpërdrejta me gra që janë në 12 qarqe dhe kjo duket se do të jetë edhe risia e PS.   

Slogani i PS për zgjedhjet e 11 maji