Këtë vit në dyert e Deliart Assocation kanë trokitur më shumë se 180 vajza që ëndërrojnë kurorën e bukurisë. Tani është faza e seleksionimit dhe nga gjithë kjo prurje do të veçohen vetëm 31, si çdo vit tjetër, të cilat do të garojnë për kurorën e më të bukurës së trevave shqiptare. Edhe sivjet ka shumë pretendente nga diaspora", thotë producenti Bozo, i shkëputur për një çast, deri sa vajza e radhës të bëhet gati. "Kanë ardhur nga Italia, Greqia, Gjermania, Zvicra, pa diskutuar këtu pjesëmarrëse nga të gjitha qytetet e Shqipërisë".
Ka edhe një risi tjetër këtë vit: për herë të parë, faza e seleksionimit do të kryhet edhe në Prishtinë. "Mendoj se sivjet do të kemi të paktën 3-4 vajza nga Kosova", thotë Bozo, të cilat, bashkë me konkurentet e tjera do të bëhen pjese e rrugëtimit tradicional të Miss Shqipërisë. Do të organizohet turi nëpër trevat historike dhe turistike, ndërkohë që mbrëmjen e 22 qershorit, vendi që do të mirëpresë bukuroshet shqiptare do të jetë parku arkeologjik i Bylisit, Komuna e Hekalit në Ballsh.
Redaksia Online
(J.H/xh.k/shqiptarja.com)