Ish-Prokurori i Përgjithshëm nën hetim/Me sa para kaloi në kufi Llalla që s'i deklaroi?
Më datë 15.03.2018 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës se Parë Durrës ka regjistruar procedimin penal nr 447 të regjistruar në ngarkim të Adriatik Llallës për disa vepra penale. Llalla po hetohet edhe për veprën e “Mosdeklarimit të hollave në kufi"
Adriatik Llalla, ish-Kryeprokuror i Përgjithshëm
Konfirmohet se ish-Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla është vënë në hetim. Lajmi u botuat fllimisht në datën 17 mars nga Shqiptarja.com.
Burime zyrtare konfirmuan sot për Report TV se më datë 15.03.2018 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës se Parë Durrës ka regjistruar procedimin penal nr 447 të regjistruar në ngarkim të Adriatik Llallës për veprat penale të “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”.
Gjithashtu Llalla po hetohet edhe për veprën penale të “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, çka ngre dyshime të forta se ish-Prokurori i Përgjithshëm mund të jetë ndaluar dhe kapur në flagrancë me një shumë mbi 10 mijë euro në kufi, çka e bën të detyrueshëm deklarimin e parave në pikat kufitare.
Nuk dihet se kur dhe nga cili organ mund të jetë bërë një gjë të tillë, por fakti që Prokuroria e Durrësit po e heton edhe për këtë akuzë, është një element mjaft domethënës.
Veprat e tjera penale për të cilat po hetohet Llalla janë ato të “Pastrimit të produkteve të veprës penale “ dhe të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga nenet 257/a, 179/a, 287 dhe 248 të Kodit Penal.
Pak kohë më parë Llalla kishte dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë, por një gjë e tillë duket se nuk e ka shpëtuar atë nga "vettingu".
Ish-kreu i akuzës është përplasur disa herë ashpër me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, aq sa SHBA-të e shpallën person "non grata" Llallën dhe familjen e tij.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.7%
-
Jo
46.9%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Berisha mbush sallën në Romë me militantë nga Shqipëria, mes tyre dhe Gjin Gjoni! Në sallë edhe ish kryeprokurori Adriatik Llalla, në kërkim nga SPAK
9 Shkurt, 14:53
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
S'ka asnjë shpresë për Berishën, SHBA 164 sanksione në Ballkanin Perëndimor! Askujt nuk iu hoq non grata
17 Dhjetor 2024, 13:06
-
FOTO/ Në kërkim prej vitesh për të kryer dënimin me 2 vite burg, Ish kryeprokurori Adriatik Llalla shfaqet duke bërë shqiponjën krah aleatit të Berishës
29 Shtator 2024, 09:20
-
Mero Baze: Një kullë dhe tre 'non grata'
7 Korrik 2024, 22:49
-
Veliaj dhe Dumani krahasuar me Metën dhe Llallën
30 Prill 2024, 18:15
-
Art në apartamentin e konfiskuar të Adriatik Llallës, të rinjtë artistë gjejnë muzën nga dritarja e ish-kryeprokurorit
12 Prill 2024, 20:25
-
Ylli Pata: Nga Adriatik Llalla, te Janjeva
19 Mars 2024, 19:56
-
Iu konfiskua ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, apartamenti në plazhin e Durrësit kthehet në qendër sociale për art dhe aktivizëm
22 Shkurt 2024, 18:11
-
Berisha, i vetmi i trembur nga Ahmetaj (dhe modeli i Kumbaros dhe Llallës)
12 Korrik 2023, 14:13
-
Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Dumani: Ka marrë thjesht pasaportën, po punojmë për ekstradimin e tij
31 Mars 2023, 13:16
-
Ish-kryeprokurori nuk ka marrë azil? SPAK thotë se Llalla është ende në proces ekstradimi në Itali
6 Mars 2023, 20:21
Sot LLalla neser Marku te tere te korruptuar
PërgjigjuBudallai, do kete deklaruar mbi 10.000 euro ne Gjermani, ne aeroport!!!! Dhe gjermania do kete sjell deklarimin qe ka bere Tiku ne Mynih!!!
PërgjigjuHe shkofsh ne te Theodhoriut o panxhar i Metes e Berishes.
PërgjigjuTe erdhi ora more Daun qelbesire ! Ska me e bindje ndaj Mones Lilit e Lones se ata te futen ne kete mesele ty qelbesire! Do ti vuash te gjitha qe bere jo per ligjin po per tu sherbyer atyre qe te mbajten peng ne ate detyre ! Fundi eshte afer do festojme ditem qe do maresh ftesen per qeli qelbesire ! Te q..... princin
PërgjigjuO turri kal të erdhi dita stë mbron dot familja hajdute e ilir metës do ti paguash të gjith qelbsilliqet që ke bër mor bajg . Do paguash gjith të zezat që i ke bër kombit Shqiptar . Kujtove ti se u bë deti kos mor lloz
Përgjigju