Ish-kryeprokurori Llalla nën
hetim për pastrim parash

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla është nën hetim për pastrim parash. Lajmi bëhet i ditur nga burime të “Shqiptarja.com”. Ende nuk bëhet me dije se kush është prokurori apo grupi i  prokurorëve që është i  ngarkuar me këtë çështje, pasi burimet janë shumë të rezervuara dhe nuk japin detaje për shkak se çështja është shumë sensitive. Gjithsesi është konfirmuar se për Llallën është hapur një hetim zyrtar dhe se këto hetime po bëhen me asistencën e parterëve ndërkombëtarë. Para pak kohësh ish-kryeprokurori është shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka qenë vetë Sekretari i  Shtetit Rex Tillerson që firmosi urdhërin që e fuste Llallën në listën e personave të padëshiruar për SHBA. Kjo u argumentua me faktin se ish-kryeprokurori i Shqipërisë ishte i korruptuar. Tani pas nisjes së hetimeve mësohet se është kërkuar nga amerikanët që të ndihmojnë me faktet e tyre prokurorinë shqiptare për të çështjen e hetimit të pasurisë së Adriatik Llallës.

Në fakt që të enjten Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, në emisionin “Real Story” e pyetur në lidhje me hetimet për Llallën ka lënë të nënkuptohet se me shumë gjasa një hetim ndaj paraardhësit i shte shumë i mundshëm. Arta Marku tha se Prokuroria po merr përgjegjësitë e saj, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit është treguar i gatshëm për të dhënë ndihmën e tij për rastin në fjalë. “DAP nëpërmjet përfaqësuesve të tij në Shqipëri është treguar gjithmonë i  gatshëm për të hetuar, natyrisht dhe që për rastin konkret janë treguar të gatshëm dhe unë gjej rastin t’i falenderoj” tha Marku. E pyetur nga gazetari Sokol Balla nëse kishte  diçka konkrete, ajo shtoi: “Le themi që prokuroria ka marrë përsipër përgjegjësitë e veta, më tepër nuk mund të flas më shumë për këtë çështje”.

Adriatik Llalla para pak kohësh u largua me dëshirën e tij nga sistemi i drejtësisë, duke përdorur si justifikim arsye personale, por kjo u interpretua si një strategjia nga ish-kryeprokurori për t’iu shmangur Vettingut. Në fakt ai këtë gjë e arriti. Kjo sepse sipas ligjit për Vettingun nga moment që një funskionar i drejtësisë nuk është më pjesë e saj atëherë ndaj tij ndërpritet procedura e kontrollit dhe rivlerësimit professional. Por edhe pse e pranoi këtë fakt Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka deklaruar para pak kohësh për Report TV se nëse nga dosjet e zyrtarëve të drejtësisë dalin dyshime, ato duhet të përcillen pranë organeve kompetente hetuese. “Qëllimi i vettingut nuk është që të zhvillojë procedura penale, por, siç parashikohet në nenin 1 të ligjit të verifikimit, është garantimi i funksionimit të duhur të sundimit të ligjit dhe pavarësisë së vërtetë të sistemit gjyqësor. Prandaj procesi synon të pastrojë sistemin nga magjistratët që nuk i përmbushin standardet e funksioneve të tyre. Nëse sjellja e një subjekti apo (ish)subjekti të rivlerësimit sjell dyshime për vepra penale, dosjet e tyre përkatëse mund të përcillen përmes kanaleve të përshtatshme, siç parashikohet në legjislacionin shqiptar”. Duket se në këtë rast diçka e tillë ka ndidhur dhe tashmë ish-prokurori i  prgjithshëm Adriatik Llalla do të përballet me ish-vartësit e tij që janë duke e hetuar atë për pasuri të dyshimtë.

d.b/shqiptarja.com

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror