Nis hetimi për Inspektoriatin
Ndërtimor, asnjë kallzim në 2 vjet

Nis hetimi për Inspektoriatin<br />Ndërtimor, asnjë kallzim në 2 vjet
TIRANE - Prokuroria e Tiranës nis hetimet ndaj Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Tiranës me në krye Florenc Hoxhën, pasi prej dy vjetësh nuk ka bërë asnjë kallzim penal për ndërtimet pa leje.

Burime nga organi hetimor i kryeqytetit bënë të ditur se vetëm pasi prokuroria e përgjithshme e drejtuar nga Adriatik Llalla, nxori një qarkore te posaçme, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik u vu në lëvizje, duke paraqitur 7 denoncime përndërtime pa leje. Por, paralelisht me hetimin për këto ndërtime, prokuroria e kryeqytetit po heton edhe veprimtarinë e Inspektoriatit të Ndërtimit pikërisht për faktin se në dy vjet nuk ka kryer asnjë denoncim, edhe pse është detyrë e këtij inspektoriati.

Në qarkoren e firomosur nga Llalla paralajmërohej se të gjithë përfaqësuesit e organeve kompetente, që nuk denoncojnë apo nuk marrin masa ndaj ndërtimeve pa leje, do të nisnin hetime. Florenc Hoxha, është përfshirë shpeshherë në incidente gjatë prishjes së ndërtimeve pa leje, jo vetëm me qytetarë, por edhe me përfaqësues institucionesh të tjera.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)