Lajmi është konfirmuar nga Drejtori i portit të Vlorës Admir Malaj, i cili tha se Linja e tragetit Himare-Sarande-Korfuz dhe anasjelltas do te jetë në funksion deri në muajin shtator.
“Një risi do të jetë linja e re nga Himara në Sarandë në Korfus. Kjo është një një risi që do t’i shërbejë shumë turizmit sidomos në qytetin e Himarës. Besoj se në ditët e para të korrikut nis edhe linja e re”u shpreh Malaj.
Malaj shtoi se në planin e masave per te perballuar fluksin është parashikuar edhe shtim i orëve të shërbimit në portin e Vlorës.
“Kemi marrë masat që cdo gjë të jetë në rregull dhe të mos ketë probleme .Kemi bashkërenduar punën me policinë dhe doganat. Do të ketë staf të shtuar dhe orë rë zgjatura," shtoi Malaj.
Deri tani fluksi i udhëtarëve është rreth 250 - 500 udhetarë në ditë. Ndërsa në muajt në vazhdim portit të Vlorës do t’i shtohet një traget i dytë për perballimin e fluksit.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com