Përmes një njoftimi zyrtar, Agjencia bën me dije se me këtë fond kompensohen 118 ish-pronarë për një sipërfaqe prej 99 mijë metrash katrorë e njohur si tokë truall dhe 313 mijë metra katrorë e njohur si tokë bujqësore.
Ndërkaq, sipërfaqja e shpërndarë nga fondi i tokës në dispozicion të Agjencisë për kompensim fizik është 471 mijë metra katrorë.
Agjencia njofton se, aktualisht ka përfunduar shqyrtimin e 153 aplikimeve, me objekt kompensimin financiar dhe kompensimin fizik për vendimet të miratuara në vitet 1993-1994.