KAKAVIJE
Në orët e para të ditës së sotme ka pasur fluks dhe radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës. Gjatë orëve të natës deri në orët e para të mëngjesit radhët në Kakavijë arritën deri në 2 km në pikën kufitare greke. Korrespondenti ynë Piro Nase informon se gjatë paradites së sotme situata është normalizuar.
KAPSHTICE
Fluksin më të lartë në rajonin juglindor e shënuan pikat doganore, Kapshticë dhe Qafë Thanë. Korrespondentja e A1 Report Dafina Ismaili, informon se në Kapshticë kanë dalë 2881 shtetas shqiptarë me 803 mjete dhe kanë hyrë 1826 shtetas shqiptarë me 357 mjete. Ndërsa në Qafë Thanë kanë dalë 698 shtetas shqipttarë me 203 mjete, ndërsa kanë hyrë 804 shtetas shqiptarë me 253 mjete. Nga Drejtoria e Kufirit dhe e Migracionit bëhet e ditur se nuk janë shënuar radhë, ndërkohë po punohet me kapacitet të plotë nga të dyja palët për të bërë të mundur lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mjeteve.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)