Brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar të mblidhen nënshkrimet për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të kësaj partie pas rezultatit jo të mirë në zgjedhjet e fundit.
Në këtë kuvend pritet që të kërkohet shkarkimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Këtë iniciativë po e udhëheq kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili po viziton degët në nivel vendi dhe po kërkon nënshkrimet e delegatëve.
Burime të KosovaPress brenda njërës nga degët e LDK-së dhe nga delegatë që tashmë e kanë dhënë nënshkrimin e tyre, thonë se numri i nënshkrimeve deri më tani është rreth 150, derisa është e ditur se LDK ka gjithsej 355 delegatë.
Ishte Shkëmb Manaj ai që po ashtu ishte për vizitë në po të njëjtën degë duke provuar t’i bindë delegatët që të mos i japin nënshkrimet e tyre./Kosovapress
Komente








