Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tresi Xhekobson sot nisi zyrtarisht misionin e saj diplomatik në Kosovë.
Ajo rreth orës 12 u prit nga Presidentja Atifete Jahjaga, ku mori letrat kredenciale. Në intervistën e parë në Kosovë ajo foli në gjuhën shqipe dhe serbe.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që kanë Kosovën një vend mik, ka thënë sot në Prishtinë, ambasadorja e re amerikane, Trejsi Xhejkobson.
“Kosova ka arritur përparime të jashtëzakonshme që nga shpallja e pavarësisë së saj”, ka thënë me këtë rast, ambasadorja amerikane, transmeton evropaelire.
“Jam e bindur që duke punuar së bashku në partneritet, udhëheqësit e Kosovës mund të çojnë përpara sundimin e ligjit dhe të ndërtojnë një themel të fuqishëm për një të ardhme të begatshme, stabile e demokratike”, ka theksuar Xhejkobson.
Ambasadorja Xhekobson e zëvendëson ambasadorin Kristofer Dell.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com