Nis ndërtimi i godinës së Urgjencës
Beqaj:Po zbatojmë angazhimin tonë

Nis ndërtimi i godinës së Urgjencës<br />Beqaj:Po zbatojmë angazhimin tonë
Punimet për ndërtimin e Qendrës së Drejtimit të Shërbimit Kombëtar të Urgjencës Mjekësore, e cila do të konkretizojë një angazhim madhor të Qeverisë për krijimin e një shërbimi kombëtar urgjencë efikas dhe sipas standardeve ndërkombëtare kanë nisur ditën e sotme.

Në përurimin e çeljes së punimeve për ndërtimin Ministri Beqaj u shpreh “Është një investim prej 85 milion lekësh dhe sigurisht është një hap i ri në zbatimin e angazhimit tonë programor.”
 
Ky investim financohet nga buxheti i këtij viti, ndërsa më një investim prej 45 milion lekësh të tjera, u shpreh kreu i shëndetësisë, ne do të vazhdojmë procedurat në mënyrë që vitin e ardhshëm, pas 7 muajsh që është afati i përfundimit të kësaj qendre, të kemi edhe pajisjet gati që qendra e tetë operative.
 
“Unë dua të garantoj dhe të përsëris konfirmimin e Qeverisë që, ajo punë e shkëlqyer që është bërë këto dy vite në këtë spital, në radhë të parë si meritë e mjekëve dhe infermierëve, por edhe e angazhimit tonë për ta fuqizuar këtë qendër.”- tha Beqaj dhe më pas theksoi se “reformimi radikal i urgjencës mjekësore është një nga angazhimet tona programore, por padyshim edhe një nevojë e domosdoshme për shërbimin shëndetësor shqiptar.”

 
Në 3 muaj, në 19 qendra në bregdet dhe 3 në Alpe janë trajtuar rreth 25000 raste,me këtë fillim punimesh sot për ndërtimin e kësaj qendre, si dhe fillimi i procedurave që tani, me paratë e dhëna me Aktin Normativ të Buxhetit 29/7/2015, për të plotësuar sistemin informatik, pajisjet dhe impjantistikën e kësaj qendre do të bëjë të mundur sofistikimin e mëtejshëm të materialeve mjekësore.
 
Gjatë kësaj vizite, Ministri Beqaj u takua edhe me mjekë dhe infermierë që shërbyen në 22 qendrat e shërbimit 24-orësh të urgjencës mjekësore, të cilat u ngritën posaçërisht për sezonin veror gjatë periudhës 15 qershor-15 shtator në zonat turistike të vendit, si në plazhet e Adriatikut dhe Jonit.
 
Redaksia Online
(h.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane