Nis ndërtimi i lotit të 3 të aksit Porto Romano-Durrës, Balluku: Krijon akses direkt në autostradë, zhvillim për zonën dhe lehtëson trafikun
Nis puna për ndërtimin e lotit 3 të rrugës Porto Romano-Durrës. Një vepër në funksion të Parkut Energjetik dhe Industrial të Porto Romanos dhe zonave të lira ekonomike, e cila lidh këtë zonë me segmentin Tiranë-Durrës, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.
Redaksia12 Tetor 2020, 16:28 | Përditesimi: 12 Tetor 2020, 19:36
Nis puna për ndërtimin e lotit 3 të rrugës Porto Romano-Durrës. Një vepër në funksion të Parkut Energjetik dhe Industrial të Porto Romanos dhe zonave të lira ekonomike, e cila lidh këtë zonë me segmentin Tiranë-Durrës, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.Në inspektimin e punimeve Ministrja Belinda Balluku tha se me këtë lot të 3-të do të krijohet mundësia që kjo zonë të ketë një akses të drejtpërdrejtë në autostradën Tiranë-Durrës që do të sjellë zhvillim jo vetëm për qytetin, por edhe do të lehtësojë trafikun.
"Zona e Porto Romanos është vlerësuar prej kohësh si një zonë ekonomike, jo vetëm për parkun energjetik, por dhe zonat e lira si në Spitallë duke krijuar një akses të drejtpërdrejtë në autostradë, që do të ndihmojë jo vetëm për zhvillimin e subjekteve në këtë zonë por edhe lehtëson trafikun dhe zhvillon qytetin e Durrësit", tha Balluku.
Balluku tha edhe se Durrësi më në fund do të marrë atë që meriton duke u bërë dhe distancimi mes zonën industriale dhe asaj turistike, ku sipas masterplanit të qeverisë porti industrial do të zhvendoset në zonën e Porto Romanos, ndër në atë aktual do të jetë port turistik, gjë të cilin edhe kryeministri Ram e tha gjatë Asamblesë së PS-së.
"Durrësi është padyshim turistik, por edhe qytet industrial. Zona ku sot po ndërtohet Eco-parku dhe sipas materplanit të ri të qeverisë për ndryshimin e zonës së portit, duke e rialokuar portin e Durrësit disa kilometra larg Porto Romanos dhe ky lot i 3-të do të ndihmonte në zhvillimin e Durrësit dhe do e lidhe më shpejt me Tiranën. Kjo do të bënte dhe distancimin mes pjesës industriale dhe pjesës turistike të qytetit të Durrësit", u shpreh Balluku.
Perpara Partia socialiste per nje shqiperi europiane. Perkrahja e popullit ska per tju munguar.
Përgjigju