Ka filluar mëngjesin e sotëm ngritja e anijes italiane Costa Concordia, një nga operacionet detare më të mëdha në histori. Anija është fundosur që në janar të 2012-ës, duke shkaktuar 32 viktima. Operacioni do të zgjasë për rreth një javë, duke e zhvendosur atë në portin e Genoa ku do të braktiset përfundimisht. Nga ky operacion pritet të gjenden edhe eshtrat e një prej viktimave, kamarierit indian Russel Rebello, trupi i të cilit nuk u nxorr nga rrënojat e anijes.