Nis Panairi i Librit 'Tirana 2020', 8000 tituj online dhe 60 aktivitete

Panairi i Librit “Tirana 2020” ka çelur siparin në atriumin e Muzeut Historik Kombëtar. Një ceremoni, që do të pasohet me rreth 60 aktivitete që kanë në qendër letërsinë shqipe edhe përkthimet gjatë tri ditëve. Ministrja e Kulturës, kreu i Shoqatës së Botuesve dhe nënkryetarja e Bashkisë, e cilësojnë këtë një mundësi të mirë, ku lexuesit do të blejnë librat e preferuar, mes 8000 titujve që do të prezantohen përmes platformave online.

Menduam që të nisnim këtë aventurë, një rrugë e panjohur, duke parë edhe eksperiencat e panaireve online. Kjo ide është mbështet nga shumica e botuesve. Gjatë katër ditëve të Panairit të Librit do të ketë më shumë se 60 aktivitete, do të diskutohet për probleme të mjeshtërisë së përkthimit”, shprehet Petrit Ymeri, kreu i Shoqatës së Botuesve.

 “Mendoj se ky eksperiment do të jetë edhe më mirë për Panairin, ndoshta do t’i bashkohen më shumë se përherë të rinjtë, prandaj e shikoj këtë ndryshim mendësie të organizatorëve. Shumë pozitive. Ne e kemi mbështet në mënyrë simbolike nga QKLL, por pse jo dhe në vijim takime të tjera mund të mbështeten edhe nga MK”, shprehet Elva Margariti, ministre e Kulturës.

“Mendoj se përpos faktit se ky ishte 100-vjetori më i çuditshëm i Tiranës kryeqytet, që mund të kishim planifikuar ndonjëherë, të paktën për librin mendoj se mund të ketë shërbyer pozitivisht”, thotë Anuela Ristani, nënkryetare e bashkisë.

Autori i Vitit për 2019, me librin “Dëmtuar gjatë rrugës” Besnik Mustafaj, shprehet se vëmendja institucionale ndaj librit ka munguar në 30 vite

 “Ky vit është shumë i vështirë për librin, njerëzit edhe ekonominë, por posaçërisht për librin për shkak të lidhjes së brishtë që ka lexuesi shqiptar për librin në këto 30 vite. Kjo lidhje ka mbetur e brishtë për shumë arsye objektive, por edhe për një përgjegjësi të politikës që ka qeverisur librin në këto 30 vite, e cila nuk ka dashur ta vlerësojë librin dhe të gjithë shërbëtorët e tij; librarë, botues, autorë dhe shpërndarës, në mënyrë që lidhja të jetë në rritje edhe jo e paqëndrueshme dhe e brishtë“, thotë shkrimtari Besnik Mustafaj.

Çmimet e Panairit do të ndahen ditën e diel, datë 15 nëntor.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës