Gjashtë çmime dhe një diplomë mirënjohjeje janë dhënë këtë vit gjatë edicionit të 27- të të Panairit të Librit në Tiranë. Çmimi për autorin më të mirë i është dhënë Enkel Demit për romanin “I rënë nga qielli”. Ai për përkthimin i është dhënë Milena Selimit për përkthimin e veprës së Georgi Gospodinov, “Kohëstrehim”. Viola Isufaj është vlerësuar me çmimin për veprën studimore për kontributin e saj në historiografinë letrare shqipe me veprën “Zef Zorba”.
"Në 10-15 vitet e fundit, letërsia shqiptare jo vetëm që ka sjellë emra të rinj krijuesish dhe është normale, është dialektike që me kalimin e vitit kemi risi të reja, kemi dukuri të reja, kemi dhe nivele të tjera shkrimtarie. Dhe këta autorë nuk janë më të rinj tani, janë 45 dhe 50 vjeçarë. Këta që janë quajtur autorë të rinj deri tani po dominojnë tregun, po kërkohen në treg.", - shprehet kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri.
Enkel Demi, fitues i çmimit të autorit më të mirë ndihet i përkëdhelur në sedër nga ky vlerësim.
"Padyshim një çmim është i rëndësishëm, veçanërisht çmimi i panairit sepse bëhet fjalë për një qëmtim të vëmendshëm që juria u ka bërë pothuajse të gjithë teksteve të letërsisë shqiptare, që është botuar këtë vit dhe më përkëdhel sedrën.", - thotë ai.
Ndërkohë me çmim për veprën e tij ekonomike u vlerësua edhe Anastas Angjeli, ndërsa një çmim iu dha edhe Lindita Gjetanit, për përkthimin nga frëngjishtja në gjuhën shqipe të veprës “Mirupafshim atje lart”, si dhe u dha dhe një diplomë mirënjohjeje për autorin nga Mali i Zi, Dimitrov Popoviç.
Vlerësimit e fundit nuk ishin në listën e çmimeve tradicionale që jepen gjatë Panairit nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, ndërkohë që ndryshe nga sa ishte thënë dhe pritej nuk u nda asnjë çmim për veprën më të mirë të Letërsisë për Fëmijë në shqip. Po ashtu asnjë çmim nuk u dha as për veprën më të mirë poetike.
Juria që vlerësoi veprat këtë vit përbëhej nga Anisa Ymeri, gazetare e kulturës; Ben Andoni, publicist e përkthyes; Ilir Baçi, përkthyes; Ledia Dushi, poete e përkthyese dhe Luli Sula, studiuese e letërsisë, pedagoge në UT.
Fituesit e panairit 2024
Enkel Demi u shpall autori më i mirë i vitit.
Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë të vitit me romanin e saj “Kohëstrehim”.
Anastas Angjeli u shpall fitues i çmimit për studimin më të mirë në shkencat ekonomike.
Lindita Gjetani mori çmim për përkthimin më të mirë në frëngjisht për veprën “Mirupafshim atje lart”
B.G/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
75.1%
-
Pak
19.3%
-
Nuk kam mendim
5.5%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër Kuvend/ Në rend të ditës shkarkimi i Këshillit Drejtues të RTSH, Leka Bungo dhe 9 anëtarët
12 Shkurt, 19:04
-
Komisioni i Medias 2 relacione për shkarkimin e Këshillit drejtues të RTSH! Ardita Reçi: Kam ngritur zërin për parregullsi
11 Shkurt, 10:52
-
Gara për drejtorin e RTSH/Komisioni i Medias 4 orë me Këshillin Drejtues: Rivlerësoni kandidaturat! Hetim anëtarëve për konflikt interesi
3 Shkurt, 08:59
-
Në 19-22 dhjetor vjen Festivali i Këngës, vetëm një fitues. Për herë të parë një sistem votimi ku përfshihet diaspora
10 Dhjetor 2024, 14:35
-
Speciale/ Udha me pengesa e letërsisë shqipe! Botimet për fëmijë, mungesë prurjeje apo vlerësimi?
23 Nëntor 2024, 12:26
-
Rovena Rrozhani: Një 'shaka' në Pallatin e Librit!
20 Nëntor 2024, 11:31
-
Karnavali i nëntorit në Pallatin e Kongreseve! Festimi i librit fiktiv, si objekt spektakli dhe dekorimi ose festivali i pseudo-leximit, për ata që nuk lexojnë!
19 Nëntor 2024, 11:35
-
Ndahen Çmimet e Panairit të Librit 2024: Enkel Demi autori më i mirë i vitit, Milena Selimi fituese për përkthimin më të mirë
16 Nëntor 2024, 12:57
-
Dita e 3 e Panairit të 27 të Librit, botuesja Ana Shkreli: Të rinjtë po lënë në harresë librat shqip, preferohet letërsia e përkthyer
15 Nëntor 2024, 13:32
-
Çelet Panairi Librit/ Ekspozojnë 90 shtëpi botuese, promovohen 60 libra të rinj! Botuesja Tafa: Sot në Shqipëri shkruhet letërsi e mirë, por duhen subvencione
13 Nëntor 2024, 17:26
-
Guida Kulturore/ Nis sot Panairi i Librit 2024: Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh
13 Nëntor 2024, 08:20
-
Media greke nxjerr fakte tronditëse: Përfshirja e Belerit në organizatën terroriste MAVI, atentatet ndaj Vangjel Tavos! Stërvitja në Qipro dhe kthimi në Shqipëri (FOTO)
15 Shtator 2024, 18:12