TIRANE- Këtë të premte në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar nisi edicioni i pestë i panairit “Work & Study”, i cili do të ofroj rreth 700 vende të reja pune.

Organizimi i këtij painari është nismë e përbashkët mes Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë në Tiranë dhe dy ministrive, asaj të ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe ministrisë së Mirqënies Sociale dhe Rinisë. 

Ky panair synon të orientojë drejt tregut të punës mijra të rinjë shqiptar dhe duke i paraprirë ata me një cilësi të tregut të dijeve.
 
Dhë për këtë ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla deklaroi se për të përshtatur tregun e dijeve me tregun e punës puna ka nisur që në sistemin parauniversitar për orientimin e të rinjëvë.

“Ka filluar që në sistemin tonë parauniversitar me një kurikul të re që orienton nxënësit dhe nxënëset drejt kompetencave ku një nga kompetencat e rëndësishme pa dyshim është ajo e sipërmarrjes së lirë”, theksoi Nikolla.

Ndërsa ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj u ndal te rritja e sipërmarrësve të rinjë , të cilët sipas tij rrisin tregun e punës dhe ekonominë e vendit.

“Ky panair në fakt është një tribut për të gjithë ata që janë sipërmarrës dhe kryesisht për ata që janë sipërmarrës të rinj. Sa më shumë sipërmarrës të kemi, sa më shumë njerëz të punësohen aq më i zhdërvjellët bëhet tregu dhe aq më shumë rritet ekonomia në një formulë që është "win win", një formulë që fitojnë të gjithë”, deklaroi Veliaj.

Panairi “Work & Study” do të jetë i hapur për tre ditë, në datat 3, 4 dhe 5 tetorku mirëpret cdo person të interesuar në fushën e punësimit dhe studimit.
  
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)