TIRANE- Zgjedhja e Bujar Nishanit në postin e lartë të Presidentit të Republikës nga Kuvendi i Shqipërisë, ka sjellë dhe fillimin e lëvizjeve brenda strukturave të larta të PD për të përfituar dhe për të zënë vendin vakant të Ministrit të Brendshëm të cilin kryetari i shtetit e mbante deri para dy ditësh kur dha dorëheqjen.
Nëpër koridoret e kryeministrisë, të Kuvendit dhe pse jo dhe në ambjentet afër selisë së kryeministrit kanë filluar tashmë ndërhyrjet e para që mund të sjellin dhe një konfigurim të ri të qeverisë së kryesuar nga Berisha, gjithnjë përmes një iniciative të vetë kreut të qeverisë shqiptare që ka atributin dhe mandatin për ta bërë një gjë të tillë.
Pavarësisht se burimet brenda selisë blu bëjnë me dije se ndryshimet në qeveri mund të bëhen vetëm pas betimit të kreut të ri të shtetit Nishani më 20 korrik, nuk përjashtohet mundësia që të fillojë më parë, ndërkohë që kalkulimet dhe matja e forcave mes grupimeve brenda PD kanë nisur tashmë. Pika më nevralgjike është se kush do të zërë vendin e Nishanit të Ministria e Brendshme. Mësohet se deri më tani kandidaturat kryesore janë ajo e ministrit aktual të Transporteve, Sokol Olldashi që ka qënë dhe njëherë në këtë post dhe ajo e deputetit të qarkut të Elbasanit, Luçiano Boçi. Por nuk përjashtohet një mundësi reale e një kalimi të mundshëm të ministrit aktual të Mbrojtjes Arben Imami në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, për t'ia lënë vendin një hyrjeje të mundshme të kreut të LSI Ilir Meta në qeveri, ku posti i Mbrojtjes parashihet si më i përshtatshmi për të. Pavarësisht se ai e ka refuzuar një gjë të tillë. Nga ana tjetër një kandidaturë e largët është dhe ajo e Enkelejd Alibeajt për ministrinë e Brendshme, kandidaturë që jepet me shumë rezerva nga burimi brenda PD. Nga ana tjetër mësohet se një lëvizje e mundshme e Olldashit drejt Ministrisë së Brendshme do të shënonte një kokëçarje tjetër, atë të gjetjes së një ministri të Transporteve, që gjithsesi nuk i jepet LSI. Kështu që për të kënaqur dhe ambicjen e PDIU të Shpëtim Idrizit për të qënë pjesë kontribuese e qeverisë, një post i përshtatshëm për të flitet se mund të jetë Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, duke zhvendosur ministrin aktual Aldo Bumçi, i cili ose kalon në vend të Olldashit te Transportet ose në rastin e një zgjidhjeje tjetër, mund të merret vetëm me PD e Tiranës në këtë vit të rëndësishëm elektoral. Por ekziston dhe një mundësi tjetër, ajo e ndarjes së Ministrisë së Brendshme në dy ministri, siç ka qënë në kohën e qeverisjes së socialistëve, në atë të Ministrisë së Rendit dhe të Ministrisë së Pushtetit vendor, njëra prej të cilave të lihet në dorë të LSI. Por që ende mbetet në trajtën e hipotezës, aq më tepër që kryeministri Berisha për këtë muaj mund të vendosë që të qeverisë me zv.ministrat e Brendshëm, për ta patur më të lehtë më pas për të emëruar ministrat e rinj kur presidenti i ri Bujar Nishani të bëjë betimin në Kuvend. Njëherësh burimet saktësojnë se ndryshimi mund të ketë një gamë akoma më të gjërë, teksa flitet që këro ndryshime mund të prekin ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, ku po aludohet se do të largohet nga posti i Ministrit Spiro Ksera për t'u zëvendësuar nga deputeti tjetër i PD me prejardhje minoritare, Kosta Barka. Gjithsesi mbi dhjetë deputetë që janë kontaktuar nga gazeta "Shqiptarja.com" na kanë pohuar se nuk dinë asgjë për këto ndryshime dhe se ato janë në dorë të kryeministrit Berisha.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Meta: S'do jem ministër i Brendshëm