LAC - Ka nisur pelegrinazhi 13-javor në Kishën e Shna Ndout në qytetin e Laçit. Këtë të martë besimtarë të shumtë i janë drejtuar kodrës mbi këtë qytet për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, si dhe për të drejtuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati.

Janë nga çdo skaj i vendit dhe përfaqësojnë besime të ndryshme, por janë vizitorë të devotshëm në Kishën e Shna Ndout pasi besojnë në mrekullitë e saj.

kisha e lacit

Kisha e Shna Ndout është i vetmi vend të cilit i adresojnë çdo kërkesë, dhe për besimtarët nuk ka asnjë dyshim se pelegrinazhi në këtë objekt kulti është kaq i mirëseardhur.

kisha e lacit

Natën e 12 qershorit kur është dhe festa e këtij shejti kësaj kishe i drejtohen çdo vit mbi 1 milion pelegrinë. Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazheve çdo të martë do të jenë të angazhuara forca të shumta policie si dhe pushteti vendor në këtë zonë.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)