Nis privatizimi i bregdetit, jepet
konçesioni i parë në Dhërmi

Nis privatizimi i bregdetit, jepet<br />konçesioni i parë në Dhërmi
TIRANE- Në zonën e Dhërmiut për herë të parë një kompani do të shfrytëzojë me koncesion terrenet publike pranë bregdetit. Nëpërmjet një vendimi që mban numrin 591 të datës 1 gusht 2012 qeveria shqiptare e kryeministrit Berisha i ka hapur rrugë koncesionit të parë për menaxhimin e zonave turistike në zonën e Dhërmiut.

Vendimi, i cili nuk është publikuar në fletoren zyrtare i hap rrugën Bashkisë së Himarës për kryerjen e procedurave ligjore për zhvillimin e një projekti koncesionar në zonat plazh Dhërmi dhe plazh Perivoll, me karakter turistik, panoramik dhe informues dhe ndërtimin e infrastrukturës. Ndërkohë që në pikën e fundit qeveria i ka dhënë një bonus avantazhi prej 2 % kompanisë “Eurokontakt shpk”, pasi ka bërë “propozimin e pakërkuar”. Kjo kompani që prej 2003 është në pronësi të biznesmenit Gent Prizreni.

Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, në një intervistë telefonike për gazetën Shqiptarja.com deklaroi se “Bëhet fjalë për një investim prej 2 milionë eurosh që do të shtrihet në një gjatë deri 2 km.”  Shkrimin e plote se kush Gent Prizreni, harta ku do shtrihet projekti dhe intervistën dhënë gazetarëve Habjon Hasani dhe Arsen Rusta mund ta lexoni sot në gazetën Shqiptarja.com  LEXONI SHKRIMIN E PLOTE
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën