Nis procesi i licencimeve për
internetin 4G në telefonat celularë
Së shpejti mund të hapet tenderi për frekuencat e teknologjisë më të fundit për internetin në telefoninë e lëvizshme.
TIRANE- Së shpejti mund të hapet tenderi për frekuencat e teknologjisë më të fundit për internetin në telefoninë e lëvizshme. Ndryshe nga deri tani, risia është që të katër operatorët e pranishëm në treg mund të marrin njëherësh katër licensa dhe që tarifa që do të kërkojë shteti duket se do të jetë shumë më e ulët se në teknologjinë e mëparshme.
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) i ka dërguar tashmë ministres së Inovacionit propozimin për të hapur tenderin e dhënies së frekuencave që do të përdoren për teknologjinë 4G. Pas përfundimit të konsultimit publik, AKEP ka vendosur kushtet dhe procedurat e garës për dhënien në përdorim të brezave të frekuencave 1900-1980 MHz dhe 2110-2170 MHz, që duhet të marrin miratimin e dikasterit të linjës, për të nisur zyrtarisht prokurimin.
Teknikisht, AKEP vlerëson se për këto breza mund të jepen deri në katër të drejta përdorimi, çka do të garantonte akses në to për të katër operatorët celularë në të njejtën kohë.
Vlera minimale që do të kërkohet për marrjen e licensave nuk bëhet publike, por dhënia e njëkohshme e katër liçensave nënkupton se nuk do të ketë një garë të mirëfilltë dhe shumat e arkëtuara nga shteti nuk pritet të jenë të krahasueshme me ato të arkëtuara në kohën e qeverisë Berisha, kur u dhanë licensat 3G, kur nga tre operatorë buxheti i shtetit arkëtoi afro 52 milionë euro.
Plani kombëtar i radiofrekuencave parashikon që brezat në fjalë të përdoren për shërbimet IMT, që i takojnë gjeneratës 4G dhe që garantojnë shpejtësi të internetit dhe transmetimit të të dhënave të cilat teorikisht mund të arrijë deri në 1 Gbps.
Përveç kësaj, AKEP tashmë ka vendosur të ndërmarrë liberalizim të shërbimeve në të gjitha brezat, çka nënkupton se operatorët do të jenë të lirë të ofrojnë shërbimet dhe teknologjitë që dëshirojnë, pa u kufizuar në kushtet e autorizimit individual. Pra, edhe në brezat që operatorët i kanë tashmë në përdorim, mund të ofrohen shërbime 4G, ndonëse ato nuk mjaftojnë për të përmbushur të gjitha nevojat e operatorëve.
Ndërkohë, ka përfunduar afati që ka vendosur AKEP për regjistrimin e numrave telefonikë celularë. Të gjithë numrat celularë të ndërmarrjeve, institucioneve apo grupeve të tjera duhet të regjistroheshin në emër të përdoruesve individualë të tyre deri më 15 maj. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka njoftuar që në muajin shkurt se të gjithë pjesëtarët e grupeve me mbi 20 numra celularë duhet të paraqiteshin pranë kompanive për të bërë regjistrimin në emrin e secilit abonent. Kjo masë e AKEP erdhi pas kërkesës së Ministrisë së Brendshme, për shkak të problematikës së krijuar në rendin publik nga përdorimi i aparateve celulare për shpërthimet e telekomanduara.
Redaksia Online(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4243
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15