TIRANE - “Nis me rrugën Rinas-Tiranë programi i ri kombëtar i gjelbërimit. Hyrja në Shqipëri jo më shfaqja e shijes së rrënimit,” Kështu është shprehur Kryeministri Edi Rama teksa inspektoi ecurinë e punës në segmentin rrugor Tiranë-Rinas, ku njoftoi edhe nisjen e Programit të ri Kombëtar të Gjelbërimit, i cili parashikon 400 mijë m2 sipërfaqe të gjelbërt, 130 mijë bimë dekorative dhe 2300 pemë të larta.
Kryeministri Rama u takua e bisedoi me drejtues të projektit, të cilët e informuan atë mbi punën e deritanishme, si dhe me masat e sigurisë të ndërmarra prej tyre, që realizimi i projektit të mos pengojë mbarëvajtjen e trafikut të përditshëm.
“Bëjmë çmos për të respektuar të gjitha kërkesat e sigurisë. Ka një tabelë hyrëse sipas të gjitha standardeve që informon për një kantier të hapur në rrugë, ulje shpejtësie, etj. Janë vendosur shumë birrila e tabela të tjera paralajmëruese”, u shpreh njëri prej drejtuesve.
(Në foto: Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të punës për gjelbërimin e Tiranë-Rinas)Nga ana e tij Rama theksoi se ky është fillimi i përmasës së gjelbër në rrugë për të krijuar një situatë tjetër në rrugët tona.
“Ky është fillimi i përmasës së gjelbërt në rrugë. Duhet të jemi shumë bindës dhe do të vazhdojmë të jemi edhe në vijim në mënyrë që të krijohet një situatë krejt tjetër në rrugët tona. Këto rrugë nuk janë rrugë europiane”. tha Rama
Kryeministri shtoi se me përfundimin e projektit, dhe gjithçka që është parashikuar në të, Tirana do të ketë një hyrje me infrastrukturë dinjitoze të një vendi europian.
“Janë 400 mijë metër katror gjelbërim, 130 mijë shkurre dekorative, 2300 pemë të larta që do të shkojnë duke u shtuar si kurorë në vitet në vijim. Por ajo që është e rëndësishme është që të kemi një ndarje të qartë të të gjithë kanaleve, në mënyrë që më në fund të krijohet një hyrje për në Tiranë si një vend europian, e kjo të na çojë nga Rinasi deri tek rrethrrotullimi i Kamzës.” u shpreh ai.
(Në foto: Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të punës për gjelbërimin e Tiranë-Rinas)Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.4%
-
Jo
61.6%
-
Deri diku
6%
Vota total: 3405
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita e Falenderimeve në SHBA, videoja nga AI: Trump del nga gjeli i detit dhe prish festën e Biden
30 Nëntor, 17:18
-
VIDEO/ Gol historik, Myrto Uzuni një legjendë e Granadas në Spanjë! Barazon golashënuesin më të mirë të ekipit
30 Nëntor, 17:06
-
Shfaqja teatrale 'Tumja e Kajës' rikthen traditën në Kukës
30 Nëntor, 17:00
-
VIDEO/ Luhet derbi i 176-të, Gugash Magani i Tiranës: Rivaliteti historik, kemi kapacitet për të fituar me Partizanin
30 Nëntor, 16:41
-
Reshjet e dendura të dëborës në Rrugën e Kombit dhe Bulqizë, policia apel shoferëve: Pajisuni me zinxhirë dhe goma dimërore, asnjë aks rrugor i bllokuar
30 Nëntor, 16:30
-
'Ne qëndrojmë me Kosovën', BE: Sulmi në Zubin-Potok 'akti i neveritshëm sabotimi'! Përgjegjësit para drejtësisë
30 Nëntor, 16:23
-
VIDEO/ Las Palmas prish festën e Barcelonës, i mposht 1-2 në 125 vjetorin e klubit! Nuk ndodhte prej vitit 1971
30 Nëntor, 16:17
-
‘Vija e Ngjalës’, kanali ku derdhen ujërat e zeza të Fierit kalon në disa fshatra! Banorët: Ndotje alarmante, fëmijët me infeksione dhe astmë
30 Nëntor, 16:16
-
Nis ndërtimi i urës së Viroit në aksin Gjirokastër-Kakavijë! Fondi 1.6 milionë euro, punimet përfundojnë për 6 muaj
30 Nëntor, 16:11
-
Misioni i OKB-së në Kosovë dënon sulmin në komunën Zubin Potok
30 Nëntor, 16:10
-
Zëvendëskryeministri Bislimi: Krahu i djathtë i Radoiçiç, i dyshuar kryesor për shpërthimin në Zubin-Potok! Serbia mbështet organizatorët e sulmeve në Kosovë
30 Nëntor, 16:03
-
Siri/ Media: Ushtria siriane është tërhequr nga pikat kryesore në Aleppo
30 Nëntor, 15:59