Nis projektin për shkollën e biznesit,
Gaiani 40 bursa për të rinjtë

Nis projektin për shkollën e biznesit,<br />Gaiani 40 bursa për të rinjtë
Ambasada italiane ka nisur projektin “Capital Culture Adriatic Start Up”, ku parashikohet dhënia e bursave për të rinjtë nga gjithë Ballkani dhe shqiptarët, që kanë ide në fushën e sipërmarrjes.
 
Ambasadori italian, Massimo Gaiani tha se me këtë projekt investojmë në burimet njerëzore. Duke i dhënë bursa të rinjve për studime që do të zgjasin 3 muaj, në vlerën e 7 mijë eurove . Gaiani tha se shumë të rinj të aftë do të mund të marrin pjesë në këtë thirrje dhe të aplikojnë për këto bursa.
 
Programi parashikon një kurs intensiv 3 mujor në qytetin e Ankonës në Itali, dhe pjesëmarrës do të jenë 40 të rinj që dëshirojnë të bëhen sipërmarrës, nën moshën 40 vjeç. Aplikimi është hapur më 15 qershor dhe mbyllet më 20 korrik.
 
Në fund të studimeve këto projekte do të shqyrtohen me vëmendje sesi mund të kthehen sipërmarrje konkrete, me ndihmën edhe të një banke private që do të japë kontributin e saj.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë