Hapen tenderat për ndërtimin Milot-Fier, ndahet në 3 lote! Balluku: Do ketë më shumë garues! Rama: Garë e drejtë, s'ka korrupsion (VIDEO)

TIRANË- Pas anulimit të garës në vitin 2020 për shkak se kompanitë nuk plotësuan kriteret për të ndërtuar autostradën Milot Fier, qeveria hap garën e re ndërkombëtare për këtë projekt.

Ndryshe nga tenderi i kaluar, segmenti Milot-Fier prej 114 kilometrash pjesë e Korridorit Blu nuk do tenderohet në një, por do të jetë i ndarë në 3 lote Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier. Për të 3 segmentet garat u hapën në 2 gusht dhe do të  jenë të ndara (kompanitë mund të konkurrojnë për secilën prej loteve), ndërsa vlera e parashikuar e investimit është 837 milionë euro.

 “Do e segmentojmë duke iu dhënë më shumë mundësi kompanive që të garojnë, ndërsa për segmentin tjetër Milot-Muriqan po presim projektimin nga konsulentët. Do e segmentojmë duke ju dhënë më shumë mundësi kompanive që të garojnë”, tha Balluku.

Segmenti tjetër pjesë e kësaj autostrade është edhe Thumanë-Kashar që po ndërtohet. Projekti pritet të ketë impakt pozitiv ekonomik 400 milionë euro si dhe do rrisë punësimin.

“Do t’i shërbejë drejtpërdrejtë një transformimi të mëtejshëm ekonomik dhe social të vendit tonë”, shtoi ministrja.

Kryeministri Edi Rama nuk kurseu një mesazh për të gjitha akuzat e hedhura mbi këtë projekt.

“Unë jam shumë besimplotë që gara do të jetë e suksesshme.  Më vjen shumë mirë që ta kujtoj sot që të gjitha ato që u thanë për gjoja një tender të parafabrikuar, e bla, bla, bla rezultuan të gjitha një vrimë e madhe në ujë sepse faktikisht gara u bë me një rigorozitet të atillë që edhe një kompani shumë e madhe që u paraqit, nuk arriti dot ta merrte për shkak se oferta e saj nuk ishte në interes të vendit. Thuhet shumë shpesh që “Rrugët u bënë”. Jo, nuk u bënë, faktikisht. Tjetër është të hapësh gara me projekte mizerabël, që të detyrojnë pastaj të rikthehesh disa herë, të rrisësh financimin, të dalësh përtej parashikimeve buxhetore me shumëfish, siç ndodhi me rrugën e Elbasanit, dhe tjetër është të bësh vepra nga fillimi në fund”, tha Rama.

Kalimi në autostradë do të jetë me pagesë, por do të ketë edhe rrugë dytësore. Milot-Fier do të jetë autostrada e parë në Shqipëri që do të ketë shpejtësi maksimale që arrin deri në 130 km/h dhe do jetë e certifikuar nga BE.

Autostrada Adriatiko-Joniane, nis në Trieste, kalon në Kroaci, përfshin Malin e Zi, Shqipërinë dhe vijon në Greqi, dhe gjatësia e saj për këtë pjesë është 1,550 kilometra. Projektet e radhës së qeverisë do të përqendrohen te rrjeti hekurudhor dhe te zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë.

Të dhënat
Gjatësia e rrugës është afërsisht 115 kilometra
-        53 kilometra rrugë e re
-        62 kilometra ekzistuese do rehabilitohen

Segmentet e autostradës Milot-Fier, tenderi i së cilës u hap sot
- Milot-Thumanë gjatësia 13.5 kilometra do të kushtojë 44,620,189 euro dhe afati i punimeve është 30 muaj.
- Kashar-Lekaj gjatësia 26.6 kilometra do të kushtojë 474,869,965 euro dhe afati i punimeve është 42 muaj.
- Lekaj-Fier gjatësia 46 kilometra do të kushtojë 317,595,539 euro dhe afati i punimeve është 33 muaj.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:12
Rama thumbon Berishën dhe Bashën: Hapnin gara me projekte mizerabël! Ne bëjmë vepra nga fillimi në fund

 

Kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar të thumbojë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën në lidhje me projektet infrastrukturore. Sipas Ramës, ata hapnin gara me projekte mizerabël që të detyrojnë të rikthehesh disa herë. Për këtë i referohet rrugës së Elbasanit ndërsa thotë se qeveria e tij bën vepra nga fillimi në fund.

“Thuhet shumë shpesh që “Rrugët u bënë”. Jo, nuk u bënë, faktikisht. Një pjesë e rrugëve, për të cilat u tha se u bënë, thjeshtë u tenderuan dhe u lëshuan rrugëve, por si vepra ato kanë mbaruar dhe po mbarojnë, ende sot që flasim, në këtë fazë. Tjetër është të hapësh gara me projekte mizerabël, që të detyrojnë pastaj të rikthehesh disa herë, të rrisësh financimin, të dalësh përtej parashikimeve buxhetore me shumëfish, siç ndodhi me rrugën e Elbasanit, dhe tjetër është të bësh vepra nga fillimi në fund.

Tjetra fazë është faza e hekurudhave që fillon, faktikisht, kemi filluar me Tiranë-Durrës, por që kemi shumë për të bërë aty, qoftë me hekurudhën drejt Hanit të Hotit e qoftë me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe qoftë dhe me hekurudhën e Korridorit të 8-të.

Këto janë ambicie, por jo ambicie thjeshtë në hava, por ambicie që po materializohen hap pas hapi në procese të ndryshme, procese studimesh dhe projektimesh, procese fizibiliteti, procese të realizimit të investimeve”, tha Rama.

Ora 10:57
Projekti për aksin Milot-Fier, Rama: S’është tender i parafabrikuar! Garë e drejtë

 

Kryeministri Edi Rama u ka kthyer një përgjigje për të gjithë kritikët që kanë akuzuar se tenderi për projektin e aktit Milot Fier, ishte i paracaktuar me një fitues të shpallur pa u futur në garë. Një gjë e tillë, për kreun e qeverisë është e pavërtetë.

“Një vepër e pritur prej shumë vitesh, që ne arritëm ta përfshijmë në rrjetin e qarkullimit Europian, është një vepër që futëm në kanalin e financimeve në kuadër të proceseve të Berlinit, por koha që na  mori ai proces në pritje të financimit ishte e gjatë dhe vendosëm që të ecnim vetë, do i shërbejë një transformimi të mëtejshëm ekonomik dhe social, turizmit dhe lëvizjes në Unazën më të madhe të Mesdheut, është pjesa më strategjike e Korridorit Blu, gara do jetë e suksesshme, për ata që thanë për një tender të parafabrikuar, për korrupsion, vrimë e madhe në ujë se gara u bë që edhe një kompani shumë e madhe që u paraqit nuk e mori dot për shkak se oferta e saj, nuk ishte në interes të vendit, me afate të gjata dhe kërkesa që nuk i plotësonim, me këtë korridor mbyllet një pjesë e madhe e rrjetet kryesor të Shqipërisë, ndërkohë që po punojmë edhe për projektin e zgjerimit edhe të rrugës nga Elbasani në Qafë Thanë dhe po punojmë me BE që Korridori i 8 të jetë një realitet në pikëpamjet e çdo standarti, faza tjetër është faza e hekurudhave, aeroportet janë në proces, i Vlorës është në kantier, dhe aeroporti i Mynihut që është operatori i parashikuar për Vlorën ka lancuar një tender të vetin atje sa i përket mjeteve të logjistikës së operimit, që konfirmon kredibilitetin dhe standardet e projektit dhe suksesin e garantuar të atij projekti, aeroporti i Kukësit ka filluar të rritet ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme, në një kohë të arsyeshme do jetë pikë referimi për gjithë zonën që prek Shqipërinë dhe Kosovën dhe më gjerë se kaq. Do hapet gara së shpejti për aeroportin e Sarandës”, tha Rama.

Ora 10:52
Zv.kryeministrja: Hasëm vështirësi për rrugën e Arbrit! Tuneli i Murrizit përfundon brenda 17 muajsh

 

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka dhënë detaje për rrugën e Arbrit duke thënë se brenda 17 muajve do të dorëzohet tuneli i Murrizit. Ndër të tjera theksoi se kanë hasur vështirësi ndaj është rishikuar projekti dhe është shtyrë afati kontraktual.

“Rruga e Arbrit në nëntor të vitit të kaluar u bë e aksesueshme në një pjesë të saj por mbeten disa pjesë të rëndësishme për tu dorëzuar siç është tuneli i Murrizit. Ky tunel na ka vendosur para një vështirësie të madhe sa i përket gjeologjisë dhe na është dashur të rishikohej projekti e të shikohej hyrja veriore me 120 metra duke bërë që të shtyhet dhe afati kontraktual i kësaj pjese të veprës së rrugës së Arbrit.

Një pjesë e mirë e km të atij tuneli që nga 3.2 metra i projektuar, sot ka shkuar në 3.8 metra. Si tuneli kryesor, si ai ndihmës vijon me ritme të avashta por konstante por besojmë se brenda 17 muajve do të dorëzohet dhe tuneli i Murrizit. Kontratës së rrugës së Arbrit nuk i është shtuar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit”, tha Balluku.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elshani: 20/08/2022 15:38

    Kjo autostrad duhet patjeter mu ndertu prej Hanit te Hotit dhe jo prej Muriqanit...

    Përgjigju
  • Elshani: 20/08/2022 15:32

    Ne pllanin qe po prezentohet su ku dot kaloj autostrada, doket qart se dot filloj diku te Hani i Hotit, a kta thojn se dot filloj ne Muriqan, cilla osht tash e verteta...???

    Përgjigju
  • Financieri: 10/08/2022 18:12

    Kush e financon kete rruge? Ne se e financon BE do kontrolloje cdo qindarke, ndryshe nuk u jep njeri para. Ne se financohet ne parate e fituara nga cmimi i karte i naftes......rruge dhish do behet.

    Përgjigju
  • Paul: 09/08/2022 02:24

    pse nuk e nis investimin ne muriqan e ta perfundosh ne kakavije...por e ben copa copa,,,qe te vjedhesh dy-tre here.....

    Përgjigju
  • koli: 03/08/2022 18:37

    S'KA HIQ KORRUPSION,,SI TEK INCENERATORET.....T.Q.R. O EDI RAMA....

    Përgjigju
  • BBC: 02/08/2022 14:59

    Hap projekte per te rregulluar njeriun e shkaterruar ne Shqiperi dhe projekte mbi respektimin e ligjit o qesharak, boll i le leket e shtetit ne autostrada pa kuptim. Ti dhe kjo bushtra e asfaltit

    Përgjigju
  • mondi: 02/08/2022 14:38

    nuk jane mesuar keto o gjigand me te tilla projekte qe ju tregon dhe projektin dhe te gjitha se i kane bere neper zyrat e veta

    Përgjigju
  • Fredi: 02/08/2022 14:21

    E paskan zgjedhur menyren si ta mbulojne vjedhjen kesaj radhe. Me "segmemt". Ringritja e PPSH dhe "kuadrit" te saj eshte e frikshme. Me nje nevoje te smure per vetmburrje. Mjafton te shohesh komentet qe behen ketu, ne harkun e 1 minute, qe te kuptoshbsa rende eshte megallomania e byroisteve.

    Përgjigju
  • Jeti: 02/08/2022 13:50

    Projekte te mrekullueshme realizohen nga ana e qeverise suaj dhe me ju ne ecim perpara !

    Përgjigju
  • Oni: 02/08/2022 13:49

    Ky projekt do ndikoje ne zhvillimin e ekonomise se vendit tone????

    Përgjigju
  • Siar: 02/08/2022 13:48

    Korridori blu jo vetem qe do ndikoje pozitivisht ne vendin tone por shqiptaret apo te huajt do levizin lirsh

    Përgjigju
  • Greta: 02/08/2022 13:37

    Autostrada duhet te fillojne nga Hani.i Hotit,ne Shkoder,Lezhe,Milot e me tutje....kaq shum interes ka.per veriun sa cdo pune e fillon nga mesi

    Përgjigju
  • Alban: 02/08/2022 13:22

    Investimi me i mire qe do te ndodhe ne shqiperi ne infrastrukture , bravo ty edo dhe qeverise tende

    Përgjigju
  • Henri: 02/08/2022 13:21

    Do jete fiks si ato autostradat europiane qe kalojne shtet me shtet sepse kjo lidh shqiperine nga veriu ne jug

    Përgjigju
  • Leo: 02/08/2022 13:18

    Korridori blu do jete investimi me i madh ne infrastrukturen e shqiperise , sepse do kete shume benefite per vendin

    Përgjigju
  • Ardi: 02/08/2022 13:12

    Duke qene nje projekt nderkombetar eshte nje mundesi shume e mire zhvillimi dhe promovimi per vendin tone

    Përgjigju
  • Nardi: 02/08/2022 13:11

    Ky projekt esht fantastik dhe shpresojme qe te realizohet sa me pare sepse do te sjelli vetem gjera te mira ne vend

    Përgjigju
  • Kleo: 02/08/2022 13:07

    Ky aks do te ndikoj pozitivisht ne vendin tone dhe do te lehtesoje shum kalimin e mallrave

    Përgjigju
  • Lexues: 02/08/2022 13:01

    Si the ti per Kajmakun..mos e akuzoni kot...nuk ka korrupsion?? Wtf of e lene nga mendja

    Përgjigju
  • Era: 02/08/2022 12:59

    Gezohem pafund qe e rregulluat kete rrug pasi ishte vertet ne gjendje te mjerueshme

    Përgjigju
  • Eldi: 02/08/2022 12:58

    Qe me ardhjen tuaj ne pushtet si keni ndalur asnje dit punimet tuaja per vendin ton

    Përgjigju
  • Eri: 02/08/2022 12:57

    Kjo rruge do te ndikoj me zhvillimin e vendit ton dhe rritjen e ekonomis

    Përgjigju
  • berti: 02/08/2022 12:40

    ka nevoj vendi yne per keto investime pasi na afrojne me shume me standartet e BE

    Përgjigju
  • Luli: 02/08/2022 12:38

    Shpresojm qe ky projekt te mbaroj sa me shpejt dhe te jet i disponueshem per qytetaret

    Përgjigju
  • Arsim: 02/08/2022 12:37

    Kryeministri yne ka investuar shume ne zhvillimin e infrastruktures rrrugor3 te vendit duke krijuar rruge me standarte shume cilesore

    Përgjigju
  • Kleo: 02/08/2022 12:36

    Degjova qe ky aks do te lidhi tre aeroportet me njeri tjetrin duke ber te mundur kshu te jete ure lidhese dhe per turizmin ne vend

    Përgjigju
  • Besa: 02/08/2022 12:35

    Aks me te vertet shume i rendesishem. Qe do ndikoj drejtperdrejt ne zhvillimin ekonomik te vendit me levizjen e mallrave

    Përgjigju
  • ramaik: 02/08/2022 12:29

    u leshuan sufflaqexhinjte

    Përgjigju
  • luani: 02/08/2022 12:29

    sa me pelqen shprehja qente le te lehin karvani ecen perpara

    Përgjigju
  • Ta rrraste lala aty ku e di vete: 02/08/2022 12:26

    Mqs jane pushimet e veres, udheheqja mendon qe per komentuesit byrekngrenes te jape dopio racion + dhalle ndersa per ata te specializuar pra sufllaqexhinjte te jape dopio gjiro me garniture,per komentet e tyre mbi arritjet spektakolare te planit te dyte pesevjeçar.... Late nam o patronazhiste me komentet idiote qe beni, pse nuk del kush dhe te komentoje ndarjen ne lote qe behet per efekt te grabitjes ne dem te cilesise dhe kostove. Vetem ketu ndodh qe per nje rruge rreth 200 km te gjate i jepet ndertimi 5 apo me shume kontraktoreve duke rritur kostot sipas qejfit dhe me cilesi per faqe te zeze

    Përgjigju
  • ina: 02/08/2022 12:25

    ky do jete nje prej projekteve qe do rrise ndjeshem ekonomine e vendit

    Përgjigju
  • silva: 02/08/2022 12:24

    Korridori Blu nje projekt shume i mire

    Përgjigju
    • Lexues: 02/08/2022 13:02

      Silva...une ve bast 1000 euro qe ti se di kuptimin e fjakes korridor ne kete kontekst..

  • Supaxhiu shqipfoles i Athines: 02/08/2022 11:37

    Mos harroni 2 taktikat: 1. Bombardoni me komente ku servilizmi (edhe pse fallco) eshte i kuptueshem, ne menyre qe lexuesit te mendojn se jane te organizuar nga qeveria. 2. Perhapni helm duke vendosur vemendjen te korrupsioni. Mos e lini rracen turkoshqiptare te marri frym! Efharisto

    Përgjigju
  • era: 02/08/2022 11:36

    mezi e presim perfundimin e ketij projeki pasi do lidhe shqiperine nga jugu ne veri dhe do i jape zhvillim te madh turizmit

    Përgjigju
  • besi: 02/08/2022 11:34

    me siguri ky projekt do i sjelle vendit nje zhvillim te madh ekonomik

    Përgjigju
  • Deni: 02/08/2022 11:30

    Ju uroj sukese ne kete projekt kaq te madh shpresoj qe te jet gati sa me shpejt e i disponueshem per te gjithe qytetaret

    Përgjigju
  • Enzo: 02/08/2022 11:28

    Rruge e cila do te ndikoj ndjeshem tek t gjithe ne e do te jet nje lehetesim pergjat sezonit veror ku ne vend trafiku rritet ndjeshem

    Përgjigju
  • Shkodra: 02/08/2022 11:27

    Shkodra Ramadan, Shkodra ajo ta ha shpirtin

    Përgjigju
  • Dona: 02/08/2022 11:25

    Nje projekt shum i madh dhe i menduar ne menyren e duhur

    Përgjigju
  • Luani: 02/08/2022 11:21

    Jo linçojmë se linçim do të thotë rrahje në grup të një individi por lançojmë.Sot lançojmë projektin etj.... Nuk është fjalë shqip por italisht.Shqip thuhet sot nisim zbatimin e projektit etj... Klm !

    Përgjigju
  • tosi: 02/08/2022 11:16

    me vjen mir qe po organizohet ky projekt magjik pasi une jam nje person qe do e shfytezoj shume kete aks dhe me vjen mir qe po ndertohet

    Përgjigju
  • titi: 02/08/2022 11:15

    ky projekt me duket shume i dobishem dhe shume i rendesishme sidomosbper sezonin tjeter te veres

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë