Nis puna për përgatitjen e
strategjisë së taksimit rrugo
Qeveria shqiptare ka nisur punën punën për përgatitjen e hartimin e strategjisë së Taksimit Rrugor në Shqipëri, një projekt ky që do të financohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Si administrator i fondeve grant të siguruara nga BERZH-i, nga burimet e veta, qeverisë shqiptare i është akorduar një grant prej 149 117 eurosh që do të përdoret për përgatitjen e një strategjie të taksimit rrugor mbi përdorimin e taksës rrugore në Shqipëri.
Qeveria shqiptare ka nisur punën punën për përgatitjen e hartimin e strategjisë së Taksimit Rrugor në Shqipëri, një projekt ky që do të financohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Si administrator i fondeve grant të siguruara nga BERZH-i, nga burimet e veta, qeverisë shqiptare i është akorduar një grant prej 149 117 eurosh që do të përdoret për përgatitjen e një strategjie të taksimit rrugor mbi përdorimin e taksës rrugore në Shqipëri. Në draftin e depozituar në Kuvend, qeveria thekson se struktura e tarifave që do të vendosen si taksë në rrugët e Shqipërisë do të identifikohet në kontekstin e praktikave më të mira të BE-së.
Nëpërmjet financimit të këtij projekti, BERZH-i mbështet reformën e qeverisë për sektorin rrugor. “Të ardhurat për mirëmbajtjen e rrugëve e kanë burimin nga fondet e buxhetit të shtetit. Në kushtet e përballjes me kufizime buxhetore, lind nevoja për të konsideruar mundësinë e futjes së sistemit të taksave rrugore (rrugëve me pagesë)”, argumentohet në relacionin e qeverisë. Rrjeti rrugor shqiptar ka një gjatësi totale prej, përafërsisht, 18 000 km. duke përfshirë 3 740 km rrugë të përcaktuara si rrugë kombëtare, në administrimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Aktualisht, nuk ekziston asnjë taksë në rrjetin rrugor shqiptar.
Të ardhurat nga taksat janë gjithashtu, të pavarura nga procesi vjetor buxhetor dhe, për këtë arsye, ato rritin qëndrueshmërinë e të ardhurave në sektorin rrugor. Taksat mund të vendosen të diferencuara, në varësi të llojit dhe tipit të mjeteve rrugore dhe në funksion të mirëmbajtjes së aksit rrugor ku ajo aplikohet. Në aspektin e politikës së transportit të qëndrueshëm, taksimi është i lidhur edhe me zhvillimin e sektorit privat, pjesëmarrës në procesin e dhënies me konçesion të akseve rrugore. Taksimi rrugor do të ketë, gjithashtu, edhe ndikime sociale pozitive, për një mirëmbajtje më të mirë të rrugëve.
Marrë nga//ATSH
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4196
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02