Nis puna për përgatitjen e strategjisë së taksimit rrugo
TIRANE, 21 Janar/ATSH/- Qeveria shqiptare ka nisur punën punën për përgatitjen e hartimin e strategjisë së Taksimit Rrugor në Shqipëri, një projekt ky që do të financohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Si administrator i fondeve grant të siguruara nga BERZH-i, nga burimet e veta, qeverisë shqiptare i është akorduar një grant prej […]
/ATSH/- Qeveria shqiptare ka nisur punën punën për përgatitjen e hartimin e strategjisë së Taksimit Rrugor në Shqipëri, një projekt ky që do të financohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Si administrator i fondeve grant të siguruara nga BERZH-i, nga burimet e veta, qeverisë shqiptare i është akorduar një grant prej 149 117 eurosh që do të përdoret për përgatitjen e një strategjie të taksimit rrugor mbi përdorimin e taksës rrugore në Shqipëri. Në draftin e depozituar në Kuvend, qeveria thekson se struktura e tarifave që do të vendosen si taksë në rrugët e Shqipërisë do të identifikohet në kontekstin e praktikave më të mira të BE-së.
Nëpërmjet financimit të këtij projekti, BERZH-i mbështet reformën e qeverisë për sektorin rrugor. "Të ardhurat për mirëmbajtjen e rrugëve e kanë burimin nga fondet e buxhetit të shtetit. Në kushtet e përballjes me kufizime buxhetore, lind nevoja për të konsideruar mundësinë e futjes së sistemit të taksave rrugore (rrugëve me pagesë)", argumentohet në relacionin e qeverisë. Rrjeti rrugor shqiptar ka një gjatësi totale prej, përafërsisht, 18 000 km. duke përfshirë 3 740 km rrugë të përcaktuara si rrugë kombëtare, në administrimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Aktualisht, nuk ekziston asnjë taksë në rrjetin rrugor shqiptar.
Të ardhurat nga taksat janë gjithashtu, të pavarura nga procesi vjetor buxhetor dhe, për këtë arsye, ato rritin qëndrueshmërinë e të ardhurave në sektorin rrugor. Taksat mund të vendosen të diferencuara, në varësi të llojit dhe tipit të mjeteve rrugore dhe në funksion të mirëmbajtjes së aksit rrugor ku ajo aplikohet. Në aspektin e politikës së transportit të qëndrueshëm, taksimi është i lidhur edhe me zhvillimin e sektorit privat, pjesëmarrës në procesin e dhënies me konçesion të akseve rrugore. Taksimi rrugor do të ketë, gjithashtu, edhe ndikime sociale pozitive, për një mirëmbajtje më të mirë të rrugëve
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4449
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09