Nis punën ambasadori Donald Lu
'SHBA 3 prioritete për Shqipërinë'

TIRANË - Ambasadori i ri i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, në ditën e parë zyrtare të punës ka zhvilluar edhe konferencën e parë për shtyp, ku ka prezantuar në duke folur shqip veten dhe tre prioritetet e Amerikës për Shqipërinë.

“Së pari mbështetja ndaj Shqipërisë për reformat në anëtarësimin në BE. Së dyti zhvillimi Shqipërisë si një aleat më i fuqishëm i NATO-s. Dhe së treti  Ndihma në forcimin e institucioneve demokratike.”- tha ambasadori Lu.Fjala e Ambasadorit të SHBA Donald Lu në Konferencë për Shtyp

Më tej ambasadori Lu ka dhënë edhe sqarimet përkatëse për këto tre prioritete. Duke uruar fillimisht për marrjen statusit kandidat për në BE, ai vlerëson përpjekjet e Shqipërisë për integrimin e mëtejshëm në strukturat euroatlantike. Duke theksuar se do të japin një mbështetje e nxitje të madhe në luftën kundër krimit të organizuar.

“Së dyti duam që Shqipëria të jetë një aleat më i fuqishëm i NATO-s.”- tha Lu duke shtuar se kjo do të thotë që duhet të kuptojmë rolin e saj ushtarak, ku pas angazhimit krah për krah në Afganistan do të përgatit ushtria edhe për misione të tjera.

Duke u ndalur te prioriteti i tretë, ai i forcimit të institucioneve demokratike, Lu thekson se vazhdimi i bashkëpunimit është i rëndësishëm dhe se SHBA do të japë ndikimin e saj për një zhvillim më të madh të OJQ-ve në Shqipëri.

“Marrëdhëniet mes dy popujve tonë janë të forta. Unë do të punoj për t’i cuar përpara këto marrëdhënie. E di që shqiptarët presin shumë nga ambasada dhe ambasadori për shkak të marrëdhënieve të mira që kemi pasur. Jeni të sigurt që ambasada dhe unë do të vijojmë të jemi miq të vërtetë të shqiptareve. “- tha ambasadori Lu.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie

Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie