Ky afishim bëhet në territorin e Zonës Kadastrale Nr. 8593, saktësisht në adresën, Rruga “Marin Biçikemi”, në kryqëzim me Rrugën “Simon Rrota” (200 metra larg kishës), Shkodër. Periudha e Afishimit Publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike.
Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në Zonën Kadastrale Nr. 8593, janë të ftuar të verifikojnë Regjistrimin Fillestar të pasurive të tyre.
Në rast se konstatohen mangësi në informacionin e afishuar, atëherë pronari duhet të bëjë plotësimet e nevojshme dhe t’i paraqesë vetë ato, brenda afatit të afishimit publik, në ambientin e afishimit.
Të gjitha pretendimet do të shqyrtohen dhe do të paraqiten në listat e afishuara brenda periudhës së Afishimit Publik. Procesi i Regjistrimit Fillestar është falas për të gjithë pronarët dhe personat që kanë të drejta mbi pasuritë e paluajtshme.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)