Nis regjistrimi i Njësive
Ekonomike Bujqësore 2012

Nis regjistrimi i Njësive <br />Ekonomike Bujqësore 2012
TIRANE- Drejtoresha e Përgjithshme e Institutit të Statistikave, Ines Nurja njoftoi nisjen e regjistrimit të ndërmarrjeve të bujqësisë në terren.

Anketuesit e INSTAT-it do të trokasin në dyert e 350 mijë familjeve shqiptare, të cilat janë të angazhuara me aktivitet bujqësor. Nga dita e sotme e deri në fund të muajit tetor, do të jenë 3.500 anketues, të cilët do të mbledhin informacionin e nevojshëm sipas pyetësorit të ndërtuar nga INSTAT. Ky regjistrim, si në të gjithë vendet e Europës, kryhet krejtësisht për qëllime statistikore dhe të dhënat individuale të çdo fermeri janë të mbrojtura me ligj. Regjistrimi i bujqësisë, është mundësia më e mirë për të mbledhur të dhëna të sakta mbi këtë aktivitet me qëllim ndërtimin e politikave të një zhvillimi të qëndrueshëm të bujqësisë, shtoi ajo.

Regjistrimi i Bujqësisë do të mundësojë krijimin e Regjistrit të Njësive Ekonomike Bujqësore dhe do të kontribuojë në sigurimin e të dhënave bazë të qëndrueshme në kohë, si demografike ashtu dhe social-ekonomike, në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal. Të dhënat e regjistrimit do të kontribuojnë në përmirësimin e statistikave bujqësore, të cilat do të përdoren nga autoritetet qëndrore dhe lokale, fermerët shqiptarë, analistët e sektorit dhe nga popullata e gjerë.

Rezultatet nga regjistrimi i Bujqësisë 2012 do të luajnë një rol vendimtar në përcaktimin e ardhshëm të ; Programeve të fermave, transportin dhe marketingut të produkteve bujqësore, zhvillimit rural, praktikat e prodhimit, teknologjitë e reja të bujqësisë si dhe programet e subvencionimit.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete

SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete