TIRANE- Maturantët që janë shpallur fitues në një degë në Universitetet publike do të kenë pesë ditë kohë për të bërë regjistrimin. Në rast se nga data 4 shtator deri në datën 9 shtator nuk do të kryejnë procedurën e regjistrimit online, maturantëve do të humbasin të drejtën për të vijuar studimet e larta. Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit janë përcaktuar dhe rregullat që duhet të ndiqen nga maturantët. Ndërsa u lihet e drejta për të vendosur nëse do të vijojnë studimet në degën ku janë shpallur fitues që në fazën e parë, apo dëshirojnë të vijojnë garën dhe për një fazë të dytë.