Kisha mesjetare ku u mblodh Kuvendi i Arbrit në vitin 1703 po i nënshtrohet rikonstruksionit. Pak gjurmë kanë mbetur nga historia pasi ky objekt kulti është rrënuar nga turqit dhe është rindërtuar dy herë në 1844 dhe në 1920. Punimet e fundit janë kryer në vitin 1996. Ndërsa tashmë përpos rehabilitimit të kishës do të bëhet meremetimi i qelës dhe krijimi i një parku artistik monumental që simulon Kuvendin e Arbrit.
Punimet për krijimin e qendrës së Kuvendit të Arbrit në Mërqi të Lezhës po kryhen në bashkëpunim me dioqezën e Lezhës, rektorin dom Martin Jaku, famullitarin Carlos Calero dhe studiuesin dom Nik Ukgjini.
Projekti parashikon tre faza: Rehabilitimin e kishës mesjetare, meremetimin e qelës dhe krijimin e parkut artistik që simbolizon Kuvendin e Arbrit. Ministria e Kulturës nuk ka financuar ndaj punimet po kryhen me kontribute të banorëve dhe sipërmarrësit Gjergj Leqejza.
"Nuk kemi kontaktuar në këtë rast me Ministrinë e Kulturës, pasi në rastet e mëparshme nuk kemi gjetur mbështetje, përmend këtu Kishën e Pllanës e të Balldrenit ku ata më kanë thënë s'kemi fonde. Ministria e Kulturës duhet të reformohet të ndryshojë qëndrim, përndryshe nuk ka kuptim të quhet Ministri Kulture", tha Ukgjini.
Qëllimi është që ky objekt kulti të kthehet në atraksion turistik për promovim të vlerave të zonës së Kallmetit.
Më 14 e 15 janar të vitit 1703, në fshatin Mërqi të Lezhës është organizuar Kuvendi i Arbërit, me iniciativën e Papës Klementit XI. Teksti shqip i Kuvendit të Arbrit është një dëshmi e rëndësishme për historinë e shkrimit të shqipes.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të marrë fund kaosi në kuvend?
-
Po
82.9%
-
Jo
13%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2859
Lajme të tjera
-
Rrjedhje gazi, ndërpritet mësimi në Mamurras të Kurbinit
7 Dhjetor, 14:03
-
Ktheu banesën në bazë për furnizimin e grupeve kriminale, Gjykata e Lezhës lë në burg Aleks Lulashin
7 Dhjetor, 11:02
-
‘Tempulli’/ Lëvizte me çantë të mbushur me kanabis, arrestohet 22-vjeçari në Lezhë
6 Dhjetor, 11:14
-
VIDEO/ Lezha ndez dritat e festave, qyteti vishet me dekorin festiv! Dhjetëra qytetar i bashkohen ceremonisë
6 Dhjetor, 09:51
-
Kurbin/ Ktheu banesën në ‘bazë kriminale’, dëshmia e pronarit: Blej dhe shes sende prej vitesh, s’kam lidhje me grupet e krimit
6 Dhjetor, 08:47
-
Sistemi i ngrohjes bllokon godinën e re të gjimnazit në Kukës, nxënësit mësim me turne, dalin në protestë! Edhe në Lezhë s’punon kaldaja
5 Dhjetor, 16:30
-
VIDEO/ Zbulohet baza e grupeve kriminale në Fushë Kuqe të Lezhës! Sekuestrohen eksplozivë, veshje kamuflazhi, targa e motorë të vjedhur! Pranga pronarit të banesës
5 Dhjetor, 10:17
-
Prezantohet në Lezhë ‘2000 vjet krishtërim te shqiptarët’
4 Dhjetor, 16:36
-
Iu bllokua frymëmarrja teksa ushqehej, vdes i burgosuri në Lezhë! Ndërroi jetë në spital
4 Dhjetor, 11:34
-
Ekzekutimi i Entjan Nikulajt në Lezhë, vrasësit me pagesë e vëzhguan 2 ditë! Makina e autorëve e vjedhur në Tiranë, 7 plumba kapën 40-vjeçarin
4 Dhjetor, 09:52
-
Giosue Fiori, veterineri italian rritur në Lezhë! 25-vjeçari: Pasioni për kafshët më nxiti të bëj këtë profesion! Shqipëria vendim im, jam i martuar e do jetoj këtu
3 Dhjetor, 15:22
-
Vlorë/ Ishte shpallur në kërkim për pengmarrje dhe plagosje, arrestohet 40-vjeçari
3 Dhjetor, 09:54
Kur do restourohet dhe menagjohet shna Premtja e kurbinit ? 1632?
Përgjigju