Nis rezervimi online i vizitave
mjekësore, jo më sorollatje

Nis rezervimi online i vizitave<br />mjekësore, jo më sorollatje<br>
Radhët e gjatë dhe sorollatjet e pacientëve pritet të marrin fund njëherë e mirë në Tiranë, pasi mësohet se ka nisur referimi elektronik i shërbimeve të specializuara mjekësore.

Përmes këtij sistemi, të gjithë personat e interesuar do të kenë mundësi që vizitat tek mjeku t’i rezervojnë on line tek mjeku i familjes, duke shkurtuar rrugë dhe lodhje. Mjekja alerogologe. Alketa Ibranji, thotë se ky shërbim do të përmirësoje ndjeshëm edhe punën e mjekëve.

“Në momentin që pacienti paraqitet para derës së specialistit, automatikisht specialisti shfaqet në ekranin e akantit të vet, në këtë sistem referimi kemi emrin e pacientit dhe orarin respektiv.

Mbas kryerjes së vizitës pacienti përcillet tek mjeku i familjes por jo më me dokumente dore, të gjithë informacionin e vizitës dhe mjekimin, mjekimin mbajtës, terapinë mbajtëse kalohen në sistem automatikisht dhe aty mund të aksesorë mjeku i familjes,”
shpjegoi Alkerta Ibranji -Mjeke alergologe.

Ky shërbim fillimisht do të jetë i aksesueshëm në të gjitha poliklinakt dhe qendrat shëndetësore të Tiranës dhe më pas, gjatë vitit 2018, do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë