Nis rikonstruksioni i rrugëve në Kombinat, Veliaj bën thirrje: Mos shpërdoroni ujin

Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për rikonstruksionin e rrugëve “Sabaudin Gabrani” dhe “Leka i Madh”në Kombinat.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se tashmë duhet të mendojmë për hapësirat e përbashkëta.

Ai shtoi se pas përfundimit të projektit për aksin kryesor të Kombinatit, puna po vijon brenda lagjeve. “Siç punuam te zona e “Misto Mames”, tani ka ardhur radha e lagjes këtu. Pra, nga aksi kryesor jemi duke u futur më në periferi. Logjika për banorët është: Fillimisht rrugën kryesore, pastaj degëzimet në çdo lagje”, tha Veliaj.

Projekti për rikonstruksionin e rrugëve “Sabaudin Gabrani” dhe “Leka i Madh” në Kombinat është pjesë e projektit të 100 lagjeve. “Në këtë lagje filluam punë me shkollën “1 Qershori”, e cila ndodhet te fundi i rrugës, te kthesa e Kombinatit, duke u siguruar fillimisht për një vend të sigurtë për fëmijët, pastaj u shqetësuam për makinat. Gjithmonë fëmijët janë më të rëndësishëm se makinat. Pra, mbaruam kopshtin, përballë kemi shkollën, dhe për sa kohë fëmijët kanë kopshtin dhe shkollën, tani mund të sigurohemi ku do lëmë makinat dhe ku do ecim në trotuar”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës kërkoi mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve për të mos abuzuar me ujin e pijshëm. “Dua t’i bëj një apel qytetarëve: vërtet kemi kaluar në 70% të Tiranës me ujë 24 orë, por ama në gusht uji është problematik edhe në Athinë, edhe në Romë, edhe në Berlin, edhe në Londër. Kjo do të thotë se qytetarët që kanë shtëpi private ose janë në zonat periferike, nuk mund ta përdorin ujin e pijshëm për të vaditur misrin apo tokat. Këtë mund ta bëjnë fare mirë me ujë pusi, nuk ka nevojë të ujisin bahçen me ujin e filtruar, për të cilin investojmë kaq shumë”, tha ai.

Veliaj kërkoi solidaritet nga të gjithë banorët e zonave të Tiranës që të mos e përdorin ujin e pijshëm për vaditje. “Ju lutem kujdes, është mall i çmuar, që mezi e kemi vënë në vijë, por në momentin që kemi sjellë ujë 24 orë dhe dikush 24 orë vadit bahçen, sigurisht që dëmton dikë tjetër. Lipset të kemi një sens solidariteti”, apeloi Veliaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 19/08/2020 11:35

    RRUGET NUK RINOVOHEN CDO VIT,,,SEPSE I BIE QE TE LESH GJITHE BUXHETIN E BASHKISE,,,RRUGET I PRISH CILESIA E DOBET E ASFALTIT DHE SHIU,,TE GJITHA PUSETAT E UJIT TE BEHEN 20 CM NEN NIVELIN E RRUGES NDRYSHE E CON PUNEN DEM DHE DUHET CDO VIT TE HEDHESH PARA KOT PER TE..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë