Nis rikonstruksioni i unazës rurale
Veliaj: Të mos braktisen fshatrat

Nis rikonstruksioni i unazës rurale<br />Veliaj: Të mos braktisen fshatrat
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ritheksuar edhe një herë se nuk do të ketë më një bashki të Tiranës që zhvillohet me dy shpejtësi.

Gjatë rikonstruksionit  të unazës rurale që lidh lagjen Shirt me Pezë-Helmësin Veliaj u shpreh se e gjithë Tirana do të zhvillohet me të njëjtën shpejtësi, në mënyrë që t'ia vlejë jeta si në fshat ashtu edhe në qytet.
 
“Në vitin tonë të dytë fokusi janë zonat rurale, pasi nuk mund të kemi një bashki të Tiranës që zhvillohet me dy shpejtësi; njëra që ecën me shpejtësi më të madhe në qytet, dhe tjetra me shpejtësi më të vogël në fshat. Duhet të ecim të gjithë me të njëjtën shpejtësi, që t’ia vlejë jeta si në fshat, ashtu edhe në qytet. U kërkoj mirëkuptim qytetarëve që teksa kantieret e punës janë hapur, qarkullimi vështirësohet pak", u shpreh Veliaj.

Investimin në zonat rurale, kryebashkiaku Veliaj e sheh si një mënyrë zgjidhje që banorët të mos braktisin fshatrat duke u zhvendosur në kryeqytet.
Rikonstruksioni i unazës urale do t’i vijë në ndihmë afro 4500 banorëve të lagjeve përreth, jo vetëm për të lëvizur me lirshëm, por edhe për të afruar produktet bujqësore dhe blegtorale me tregun.
 
 “Që njerëzit të vazhdojnë të jetojnë në zonat rurale, do të thotë se duhet të kenë edhe infrastrukturë, shërbimet e nevojshme, ndaj besoj se krijimi i kësaj unaze e cila u shërben 4500 banorëve në fshatin më të madh të njësisë Pezë, është përgjigja jonë konkrete se si dikush jo vetëm të jetojë në fshat, por t’i ketë shërbimet në fshat falë një rrugë më të mirë”, theksoi Veliaj.
 
 Ai u shpreh gjithashtu se 2017 do jetë viti i investimeve në fshat, ndaj dhe ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve të këtyre zonave për vështirësitë që do hasin gjatë hapjes së këtyre kantiereve të punës. Gjatë inspektimeve të punimeve, Veliaj ishte i shoqëruar dhe nga deputeti i PS Artan Gaçi.

[gallery]20714[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios: “Një mike e mirë dhe promotore e inovacionit” 

Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios: “Një mike e mirë dhe promotore e inovacionit”