Nis rindërtimi i molit te Liqeni i Tiranës, ja projekti me shezlongë për banjo dielli

Nis rindërtimi i molit te Liqeni i Tiranës, ja projekti me shezlongë për banjo dielli

Foto e projektit për rindërtimin e molit të Liqenit të Tiranës


Investimet e kryera e kanë kthyer Parkun e Madh të Liqenit Artificial në destinacionin më të preferuar për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.

Por një kërkesë e vazhdueshme e tyre ka qenë edhe krijimi i mundësisë për të aksesuar vet liqenin nëpërmjet varkave dhe lojërave të tjera ujore. 

Ndaj Bashkia e Tiranës me mbështetjen edhe të Kryqit të Kuq Shqiptar ka nisur punën për realizimin e një tjetër investimi të rëndësishëm dhe që ka të bëj me rikualifikimin e molit të liqenit. 

Siç shihet edhe nga fotot e projektit, moli ekzistues do ti nënshtrohet një rikonstruksionit total, ku veç shkallëve do të bëhet dhe ndërtimi nga e para e gjithë molit. Për të qenë i aksesueshëm edhe në orët e mbrëmjes, ai do të pajiset edhe me sistem ndriçimi, ndërsa nuk do të mungojë as gjelbërimi.

Në foto shihen edhe disa shezlongë ku qytetarët do të mund të bëjnë banjo dielli.

 “Nisëm punën për rikualifikimin e Molit te Diga në Parkun e Madh. Me Kryqin e Kuq Shqiptar shërojmë një tjetër kënd, një vepër e mirë dedikuar themeluesit Henry Dunant, Nobelisti i parë, frymëzues i Konventës së Gjenevës. Respekt misionarit pionier, edhe në Tiranë, siç i ka hije çdo kryeqyteti!”, shkruan APR lidhur me këtë projekt.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ajacied: 03/04/2018 13:05

    Shikoni kur gabimisht te prishet diga... Tirana e re si Venezia per nja 1 jave dhe ja ku u hap gjithe ajo parcele e madhe per pallate per Samirin, Sandrin, Shefqetin, Delijorgjin, Salillarin, Dulakun. Pylli orbital per komplekset e oligarkeve....

    Përgjigju
  • Katundaret e shkrete: 03/04/2018 12:50

    Shko e bej ndonje ure ne zallbastar o injorant, i le fshataret e shkrete si ne mesjete, na vjen keq kur i shohim neper tv, por ky veliu e ka mendjen tek show, me bere gjasme.

    Përgjigju
  • dada: 03/04/2018 12:38

    O Tiranco . Nuk jane parate e popullit por e atyre qe paguaj taksa , pa fukarenje fukara do mbete se nuk ka tru. O Tiranco kush ta bere shtepine ty baba apo bashkia. Jo po parat e taksave te mia te shkojene per ato familje qe kane shume kalamaj. I be qe me parat e mija te rrite kalamajt e tyre, por pse ore ditezinje ne nuk kemi vegla qe te benim me shume kalamnje . por ne e dime se ka kosto. Prandaj taksat e mija te shkojne per rindertim te Tirane se dua ta shohe te bukur PIKe.

    Përgjigju
  • Tironci: 03/04/2018 11:47

    PARATE E POPULLIT RRUSH E KUMBULLA ERIONI DUHET TI SHPENZOJE PARATE PER STREHIMIN E FUKARENJEVE ESHTE E PARA KOHESHME KY PROJEKT

    Përgjigju
    • dada: 03/04/2018 12:41

      O Tirance, nuk jane te popullit por jane te atyre qe paguaj taksat. Ata fukarenjte m os pjellin shume dhe pastaj kerkojn e nga taksa e miaj te rrisin kalamjte e tyre. Po pse more ne nuk kemi vegla qe te bejme nja 10 kalamaje. Jojo dua qe Tirana ime te rindertohet dhe te behet e bukur taksa ime mos shkoj asgjekundi .

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fiton lotarinë kombëtare, britaniku ia kalon në pasuri edhe Dua Lipas e Adele

Fiton lotarinë kombëtare, britaniku ia kalon në pasuri edhe Dua Lipas e Adele