Nis rishikimi i ligjit për turizmin
në Shqipëri, takim në Korçë

Nis rishikimi i ligjit për turizmin<br />në Shqipëri, takim në Korçë
TIRANË - Nis rishikimi i ligjit për turizmin në Shqipëri. Ditën e sotme, ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit me në krye Eglantina Gjermenin, ka nisur fazën e konsultimeve gjithëpërfshirëse për rishikimin e ligjit të turizmit. Në takim ishte e pranishme edhe drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Julinda Dhame.
 
Takimi i parë u zhvillua në qytetin e Korçës, me praninë e përfaqësuesve të njësive të qeverisjes vendore të qarqeve Korçë dhe Gjirokastër, sipërmarrjeve turistike, universiteteve, shoqërisë civile, shoqatave të turizmit, organizatave të huaja, etj.
 
Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet, ministrja Eglantina Gjermeni u shpreh se rishikimi i ligjit do t'i vijë në ndihmë biznesit dhe zhvillimit të qendrueshëm të sektorit të turizmit. Znj. Gjermeni theksoi se kjo iniciativë po ndërmerret për të vendosur standarde liçensimi, për të rritur cilësinë e shërbimeve, si edhe për të krijuar një treg konkurues turistik.
 
Sipas ministres Gjermeni të gjitha këto do të ndikonin në rritjen e të ardhurave, rritjen e numrit të personave të punësuar në sektorin e turizmit, si edhe zgjatjen në kohë të sezonit turistik. "Kjo nismë që kemi marrë do të shikohet si një nismë e përbashkët dhe thekson nevojën që turizmi duhet të zhvillohet në partneritet me të gjithë aktorët dhe në bashkëpunim publik-privat," është shprehur Gjermeni.
 
Ministrja u shpreh se Korça ishte stacioni i parë i fazës së nisur të konsultimeve, që do të pasohet nga takime në qytete të tjera për një proces sa më transparent dhe gjithëpërfshirës, ku do të dëgjohet dhe do të merret parasysh mendimi i të gjithë aktorëve në fushën e turizmit.
 
Në fund të fjalës së saj, Gjermeni falenderoi projektin e USAID, "Rritje Albania" për kontributin që ka dhënë dhe vazhdon të japë në procesin e rishikimit të ligjit. Ministrja i ftoi pjesëmarrësit të japin komentet e tyre konkrete, në mënyrë që të përpilohet një draft ndryshimesh për t'i shërbyer të gjitha palëve.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit