Nis rrugëtimi i Euro 2024/ Sonte Itali-Angli në Napoli, Mancini: Futemi në fushë me krenarinë e kampionëve në fuqi

Nga stadiumi 'Maradona' i Napolit Italia e Roberto Mancinit do të nisë sonte në orën 20:45 rrugëtimin e Europianit 2024 kundër Anglisë, një kundërshtari të cilin ‘axurrët’ e mposhtën në finalen e Europianit 2020 në Londër. Dy herë kampionët e Europës duan të lënë pas zhgënjimin e mos kualifikimit në Botëror dhe për këtë trajneri Mancini ka grumbulluar disa fytyra të reja.

Emri më i përfolur është ai i Mateo Reteguit, sulmuesit i cili luan te Tigre në Argjentinë, por që zgjodhi ‘axurrët’ për faktin se përfaqësohet nga agjensia e Francesco Totti-t, por edhe sepse gjyshi i tij është italian. Për këtë ndeshje trajneri Mancini ka të padisponueshëm kapitenin Bonucci dhe sulmuesin Chiesa, ndërsa para sfidës është shprehur se ‘Italia duhet të riniset me krenarinë e të qenurit kampione Europe në fuqi’.

Mirëpo nga ana tjetër edhe Anglia kërkon trofeun e parë që nga viti 1966 dhe për rrjedhojë do bëjë maksimumin në ndeshjen e parë. Trajneri Southgate premton se në ‘Itali do shkojnë për të fituar’, ndërsa një gol sulmuesin Harry Kane do ta bënte golashënuesin më të mirë në historinë e ‘Tre Luanëve’. Po për grupin C ku bën pjesë Italia me Anglinë do luhet sonte edhe Maqedoni e Veriut-Maltë, ndërsa Ukraina do jetë pushim.

 

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisionet Parlamentare, Kulluri në 'Studio Live': Nuk po bëjnë asnjë punë! Nesturi: Duhet të shkojnë tek opinioni publik

Komisionet Parlamentare, Kulluri në 'Studio Live': Nuk po bëjnë asnjë punë! Nesturi: Duhet të shkojnë tek opinioni publik