Nis sezoni i parë i ‘Dyrrah City Football Academy’, bursa për fëmijët! Drejtoresha e Cityt: Projekt që i jep mundësi të gjithëve

Nis sezoni i parë i ‘Dyrrah City Football Academy’, bursa për fëmijët! Drejtoresha e Cityt: Projekt që i jep mundësi të gjithëve

Stervitja e parë e Dyrrah City Football Academy

Dyrrah City Football Academy ka ngritur siparin. Akademia shqiptare e futbollit, në bashkpunim me klubin shumë prestigjioz të Manchester Cityt, kanë nisur sezonin e ri, pas rregjistrimeve të kryera në periudha të ndryshme gjatë verës. Me bazë në Durrës, konkretisht në sektorin ‘Rinia’, shumë fëmijë nga mosha 7-18 vjeç, do ketë mundësinë të stërviten nga trajnerë të ardhur enkas nga klubi anglez, të cilët do qëndrojnë në Shqipëri për të evidentuar talentet e futbollit tonë. Më të mirët do dërgohen në Angli për të provuar shansin e jetës.

“Është kënaqësi e madhe të jesh këtu sot për të inauguruar akademinë e Manchester Cityt në Durrës. Për ata që e kanë një ambicie për të qënë lojtar profesionist ne do të japim mundësi që të zhvillohen, të rriten, t'i sfidojmë e të shohim deri ku do shkojnë. Ky nuk është një projekt vetëm për ata që e kanë pasion, por një shkollë jete për të gjithë,”-u shpreh Jorgina Busquets, drejtoresha e edukimit për futbollin te M.City.

Akademia e Futbollit ‘Dyrrah City’, që mbështet nga qeveria shqiptare, ka shpërndarë bursa për shumë fëmijë të cilët më herët e kishin të pamundur të ushtronin pasionin e tyre, ndërsa do stërviten sipas metodave më innovative të futbollit.

E ndërkohë që u zhvillua stërvitja e parë e sezonit të ri u bë me dije edhe se punimet për ndërtimin e akademisë kanë nisur dhe puna është në themele. Ajo pritet të jetë gati brenda vitit, ndërsa përveç 8 fushave të futbollit përfshin palestra, parkime, hapësira të brendshme dhe park në dy anët e tij.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD përsërit kërkesën për qeveri teknike përpara zgjedhjeve, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kombëtarja niset drejt Çekisë, Kumbulla: Objektivi jo vetëm Ukraina, por të gjitha fitore! Laçi: Ndeshje speciale për mua

Kombëtarja niset drejt Çekisë, Kumbulla: Objektivi jo vetëm Ukraina, por të gjitha fitore! Laçi: Ndeshje speciale për mua