Hidhet shorti Champions League! Superduele që në nisje! Milan sfidon Real e Liverpool, Inter matet me Cityn e Arsenalin

Hidhet shorti Champions League! Superduele që në nisje! Milan sfidon Real e Liverpool, Inter matet me Cityn e Arsenalin

Goglat e shortit dhe trofeu i Championsit

Ka marrë formë pas shortit të hedhur këtë të enjte në Monako sezoni i ri i Champions League, i cili nis me 17 shtator me shumë super përballje. 36 ekipet pjesmarrëse kanë mësuar nga 8 rivalë, teksa 4 ndeshje do i luajnë në shtëpi dhe 4 në transfertë. Tejet interesante do jetë përbvallet e Milanit, që do matet me Real Madrid dhe Liverpool, ndërsa kundërshtarët e tjerë të ‘djallit’ janë Club Brugge, Leverkusen, Crvena Zvezda, Dinamo Zagreb, Girona dhe Bratislava.

Edhe Inter do ketë 8 kundërshtarë shumë delikat, që nisin me Leipzig dhe Manchester City nga vazon e parë, ndërsa rivalë të zikaltërve janë gjithashtu Arsenal, Leverkusen, Zrvena Zvezda, Young Boys, Monaco dhe Sparta e Pragës.

Për Juven shorti rezervoi përballje me Manchester Cityn, Leipzig, Benfikën, Club Brugge, PSV, Lille, Stuttgart dhe Aston Villan. Për kampionët në fuqi të Champions Real Madridin shorti i vuri përballë kundërshtarin e finales së sezonit të kaluar Dortmundin, ndërsa ‘galaktikët’ do sfidojnë gjithashtu Liverpoolin, Milanin, Atalantën, Salzburgun, Lilën, Stutgartin dhe Brestin.

Për Barceloën do ketë gjithashtu disa supersfida si Bayern, Dortmund, Atalanta, Benfica, Young Boys, Crvena Zvezdës, Brest dhe Monacon. Bayern ndërkohë do masë forcat me këto 8 kundërshtarë duke filluar te Paris SG dhe Barcelona nga vazo e parë dhe duke vijuar me Benfikën, Shakhtar, Dinamon e Zagrebit, Feyenoord, Slovan Bratislavën dhe Aston Villën.

Po sot u përcaktuan ndeshjet në shtëpi dhe transfertë për të gjithë pjesmarrësit, ndërsa asnjë ekip në këtë fazë të parë nuk do ketë kundërshtarë nga shteti që ai vetë është. Gjithashtu në short nuk lejohej që një ekip të ketë më shumë se dy kundërshtarë nga i njëjti shtet. Për të 36 ekipet do jetë një renditje e vetme nga vendi i parë në të 36 ku kualifikohen direkt në 1/8 nga vendi i parë deri tek i 8. Nga vendi i 9 në të 24 shkojnë në play-off, ndërsa nga vendi i 25 deri në të 36 eliminohen pa patur mundësi të shkojnë në Europa League.

Ndarja në vazo

Rezultat e shortit

Vazo e parë (9 skuadra)! Ndeshjet e Manchester Cityt.

Ndeshjet e Interit

Ndeshjet e Bayern 

Ndeshjet e Borusia Dortmund

Ndeshjet e Barcelonës

Ndeshjet e Real Madrid 

Ndeshjet e Liverpool

Ndeshjet e Paris SG

Ndeshjet e Leipzig

Vazo e dytë (9 ekipe)

Ndeshjet e Atletico Madrid

Ndeshjet e Atalantës

Ndeshjet e Leverkusen

Ndeshjet e Arsenal

Ndeshjet e Club Brugge

Ndeshjet e Benficas

Ndeshjet e Milan

Ndeshjet e Juventus

Vazo e tretë (8 ekipe)

Ndeshjet e Sportingut

Ndeshjet e Celtic

Ndeshjet e Salzburg

Ndeshjet e Young Boys

Ndeshjet e Crvena Zvezdes

Ndeshjet e Lille

 

Ndeshjet e Dinamo Zagreb

Ndeshjet e PSV

Ndeshjet e Feyenoord

Vazo e katërt (9 ekipe)

Ndeshjet e Brest

Ndeshjet e Sturm Graz

Ndeshjet e Stutgart

Ndeshjet e Gironas

Ndeshjet e Bolognas

Ndeshjet e Aston Villas

Ndeshjet e Slovan Bratislava

Ndeshjet e Sparta Pragës

Ndeshjet e Monacos

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Rrëzohet F-16 amerikan gjatë një sulmi rus: Vdes piloti ukrainas

Lufta në Ukrainë/ Rrëzohet F-16 amerikan gjatë një sulmi rus: Vdes piloti ukrainas