Në Doha të Katarit ka marrë formë Botërori 2022, që nis me 21 nëntor dhe përfundon me 18 dhjetor, pasi është hedhur shorti ku 32 kombëtare kanë mësuar kundërshtarët. Në një ceremoni madhështore me shumë prezantues goglat zgjodhën që në grupin A Katari organizator të shortohet me Ekuadorin, Senegalin dhe Hollandën.

Grupi më i fortë dhe padiskutim më spektakolari është E-ja ku bëjnë pjesë Spanja, Gjermania, Japonia dhe një mes Kosta Rikës ose Zelandës së re, pasi ende nuk është zhvilluar ‘play-off’-i. Franca kampione në fuqi e Botës ka qenë me shumë fat pasi është shortuar në grupin D me Danimarkën, Tunizinë dhe një mes Emirateve të Bashkuara Arabe ose Australisë.

Sakaq sa i përket Brazilit, kombëtares që e ka fituar më shumë se çdo përfaqësuese Botërorin, plot 5 herë, është në grupin G me Serbinë, Zvicrën dhe Kamerunin. Ky grup do përsërisë edhe njëherë sfidën e paharruar për shqiptarët mes Zvicrës dhe Serbisë, e cila në 2018 u përmbys 2-1 nga Xhaka dhe Shaqiri që më pas festuan me Shqiponjë.

Në grupin B Anglia do të sfidohet nga Irani, Amerika dhe një mes Ukrainës, Skocisë dhe Uellsit. Në grupin C Argjentina e Lionel Messit është shortuar me Arabinë Saudite, Meksikën dhe Poloninë. Në grupin F Belgjika do përballet me Kanadanë, Marokun dhe Kroacinë, ndërsa Portugalia e Cristiano Ronaldos është në grupin H me Ganën, Uruguajin dhe Korenë e Jugut.

Në ceremoninë e organizuar në Katar morën pjesë shumë figura të shquara të futbollit ndër vite, ndërsa u prezantua si topi që do luajnë 32 kombëtaret ashtu edhe kënga zyrtare nga 3 artistë.

Shorti

Grupi A

1- Katar

2- Ekuadori

3- Senegal

4- Hollanda

Grupi B

1- Anglia

2- Irani

3- Amerika

4- Ukraine vs Skoci / Uells

Grupi C

1- Argjentina

2- Arabia Saudite

3- Meksika

4- Polonia

Grupi D

1- Franca

2- Emiratet Arabe vs Australia

3- Danimarka

4- Tunizia

Grupi E

1- Spain

2- Kosta Rika vs Zeland e Re

3- Gjermani

4- Japonia

Grupi F

1- Belgjika

2- Canada

3- Maroku

4- Kroacia

Grupi G

1- Brazil

2- Serbi

3- Zvicra

4- Kamerun

Grupi H

1- Portugalia

2- Gana

3- Uruguaji

4- Korea e Jugut