Nis shpërndarja e 'Pakos së Madhe', pensionistët të dyzuar! I moshuari: Jemi të kënaqur, morëm 2 herë! E moshuara: As për ilaçe s'na dalin

Sot ka nisur shpërndarja e ‘Pakos së Madhe’ anti-inflacion në të gjithë vendin. Pensionistët në Shkodër iu drejtuan mëngjesin e kësaj të mërkuren sporteleve të postës për të tërhequr pensionin të shoqëruar me 8000 lekë, ndihmë e akorduar nga qeveria për të përballuar dimrin e vështirë dhe çmimet e rritura. 

Por pensionistët janë të dyzuar. Disa e cilësojnë dhuratë shumë të mirë për këtë fillim viti, por ka edhe nga të pakënaqurit. Janë 45 mijë pensionistë në të gjithë qarkun e Shkodrës që përfitojnë nga kjo pako ndihme, ndërkohë që administrata publike do t’i tërheqë pranë institucioneve ku ato punojnë.

"Si mos me qenë të kënaqur, morëm 2 herë!" - thotë një i moshuar.

“Na kanë nxjerrë në dritë me 8000 mijë lekë. Kemi punuar të gjithë jetën e s’kemi bukë për të ngrënë e presim 8000 mijë lekëshin. Me pas turp. Mos flisni se shumë mirë jua bën. Çfarë të bëjmë me 8000 mijë lekë, ilaçe? Edhe prap marrim gjysmën. Kur nuk i dalin atyre milionat, si do na dali neve 10000 lekë pension?" - tha një pensioniste për gazetarin e Report Tv Ergys Kavaja.

“Për mendimin tim shumë pak se jetoj 30 vite në Itali dhe shumë fukarallek, shumë poshtërsira. Nuk më pëlqen aspak. Ku është ai që na ka bërë të ikim që 30 vite se kam tokat e pronat që nuk i kam gëzuar ende? Është shumë rrëmujë, nuk ka rregull. Nuk ka numra. S’e kemi marrë ende. Herë ka lekë, herë nuk ka lekë”, tha një tjetër e moshuar.

Edhe në Elbasan ka nisur shpërndarja e pakos së madhe. Qytetarët shprehen se janë të kënaqur nga kjo ndihmë e qeverisë për këtë fillim viti.

“Jemi të kënaqur. Sa të na japin bereqaves. Pleq jemi ne, nuk kemi cfarë të bëjmë.

Të kënaqur jemi, aq është mundësia. Ne duam më shumë, ata duan më shumë, por aq është”, thanë qytetarët.

Më shumë se 8 miliardë lekë të reja është paketa mbështetëse që Qeveria ka vendosur të miratojë për t’i qëndruar pranë 1 milionë shqiptarëve dhe për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë për shkak edhe të luftës në Ukrainë. Kategoritë që përfitojnë shumën nga 8 mijë deri në 20 mijë lekë janë pensionistët, personat me aftësi të kufizuar, personat e administratës, gratë kryefamiljare me ndihmë ekonomike, zjarrfikës, infermierë, mësues, edukatorë, efektivë këmbësorie të ushtrisë, ushtarë bazë, mijëra nëpunës të shkallëve të ulëta të administratës, infermierë, mjekë, punonjës sigurie, punonjës policie, forca të policisë së Burgjeve dhe  nëpunës.

Përjashtim nga ky rregull bën disa kategori, të cilat edhe pse e kanë pagën mbi 60 mijë lekë të reja do të marrin nga 20 mijë lekë të reja. Ata janë Punonjës të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë; efektivët e Forcave Speciale Delta; efektivë të Forcave Speciale RENEA dheefektivë të Njësisë së Operacionale apo Zjarrfikësit. Kryeministri Rama e konsideruar këtë pako ndihmë si shumë të rëndësishme për të zbutur pasojat e inflacionit edhe pse sipas tij kjo pako nuk mund t’i japë fund gjithë halleve dhe as t'i japë fund luftës dhe importit të saj të pashmangshëm mbi ekonominë tonë.

 

 

Elbasan

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/01/2023 23:45

    Pse silleni /lepe-peqe/me qeverine?! Kjo eshte e drejta juaj,nuk eshte meshire.Kur shperdorohen 6 milion dollare per satelite pa vlere nga shteti me i varfer i Evropes,mos u merakosni shume ne se ka apo jo arka e shtetit per ju qe keni punuar si skllever gjithe jeten.Meritoni me shume.

    Përgjigju
  • Skiperia Dixhitale: 04/01/2023 13:43

    Po si ka mundesi qe ka radhe e rremuje? Perse nuk sherbejne bankat?? Vende dhe popuj.... Shtet koti edhe ato pare qe u jep varfanjakeve ua nxjerr nga hundet duke i shtrydhur neper radha...

    Përgjigju
    • Luani: 04/01/2023 15:07

      Mund te zgjedhesh ta marresh pensionin direkt ne banke ne Shqiperi por shume pensioniste preferojne te shkojne neper sportele. Kane mungese totale besimi tek gjithcka informatike dhe gjithashtu kerkojne nje arsye per te dale nga shtepia ku trashen gjithe diten para televizorit. Shqiptaret jane te vecante ne shume drejtime, sidomos brezi vjeter.

  • Tani: 04/01/2023 13:42

    As per ilace nuk dalin ato leke.

    Përgjigju
  • Toni: 04/01/2023 13:41

    Hoqi rrogen/pensionin e 13 dhe futi therrime Lideri suprem. Eshte antishqiptar i betuarqe e ka vendin pas hekurave bashke me ortaket e tij Meten e Berishen.

    Përgjigju
    • Askushi: 04/01/2023 15:43

      O Ton lëngu po ku ka pas pension të 13 në Shqipëri. Unë i kam të dy pleqt në pension e skan marrë asnjëherë. Shpërblime për fund vit po, po jo pension të 13. Je rob tamom apo suflaqexhi portali?

  • Arbërori: 04/01/2023 12:31

    ”Pakoja e madhe” e Edvin shkjaut shqipfolës ….

    Përgjigju
    • Bake2: 04/01/2023 13:28

      O pall ku gjehen leket zbresin nga qielli. Mir edhe me aq se na cat trapin vetem due u ankuar

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë