KQZ nis shpërndarjen e fletëve të votimit në KZAZ-të e rretheve me makina të ushtrisë (VIDEO)

Ditën e sotme ka nisur shpërndarja e fletëve dhe kutive të votimit për 30 qershor nga KQZ-ja për në KZAZ-të. Deri më tani fletët e votimit  janë shpërndarë në qytetin e Vlorës, Fierit, Krujës, Korçës dhe Elbasanit. Shqiptarja.com mëson se në qytetin e Krujës dhe në qytetin e Fierit fletët e votimit kanë nisur shpërndarjen që ditën e shtunë. Ndërsa në qendrat e KZAZ-ve problematike në bashkitë e drejtuara nga opozita pritet që fletët e votimit të shpërndahen vetëm një ditë para zgjedhjeve (29 qershor), nën shoqërinë e masave të rrepta policore. Nga ana tjetër KQZ ka njoftuar se nuk do të bëjë ndryshime të qendrave të votimit në bashkitë e djathta.

Ndërsa të shtunën do të ketë një prezencë të shtuar të policisë për mbarëvajtjen e procesit të shpërndarjes së fundit të fletëve të votimet në bashkitë e drejtuara nga opozita.

Procesi transportimit të bazës materiale zgjedhore logjistike për t’u shpërndarë nga KQZ në çdo KZAZ do të kryhet në bashkëpunim me Ministrinë  e Mbrojtjes, e cila ka vënë në dispozicion kamionët e transportit që përdoren nga Forcat e Armatosura.

Po sot, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk do të ndryshojë asnjë qëndër votimi që është vendosur për zgjedhjet e 30 qershorit në 27 bashkitë e djathta, të cilat kanë lajmëruar se këto ambiente nuk do të vendosen në dispozicion të KQZ-së. KQZ do të marrë në dispozicion rreth 2000 qëndra votimi në bashkitë e djathta, e në rast incidentesh do ketë ndërhyrje të forcave të policisë.

PS do të jetë e vetmja që do të ketë numërues në grupet  e numërimit. KQZ me 4 vota pro dhe 1 kundër, vendosi që grupet e numërimit të votave për zgjedhjet e 30 qershorit, do të përbehen nga 4 anëtarë, dy të propozuar nga PS dhe dy anëtarë do të përzgjidhen nga KZAZ-ja me short.

Në Shqipëri kanë ardhur 3 606 815 fletë votimi. Fletët për kryebashkiakë dhe këshilltarë u prodhuan nga kompania Cetis në Slloveni me kosto 60 milion lekë.Kjo procedurë vjen në një moment mjaftë të tensionuar, ku opozita e vendit vijojnë të paralajmëroi se do të pengojë me çdo kusht zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërsa edhe presidenti Meta ka deklaruar se dekreti i tij për shfuqizimin e zgjedhjeve është në fuqi dhe data e zgjedhjeve është e pavlefshme.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare sulmuan dhe dogjën zyrat ku ishin vendosur KZAZ-të. Përballë këtyre zyrave që ishin në pronësi të bashkive të drejtuara nga partitë opozitare pati përplasje mes policisë dhe militantëve të PD e LSI, që më pas sollën arrestime të shumta, kryesisht të drejtuesve në strukturat e PD në bashkitë përkatëse.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump