Mbërrijnë në Lundër fletët e votimit për 30 Qershorin, çfarë ka brenda KZAZ-ve?!

Pavarësisht se Presidenti ka zhdekretuar zgjedhjet e 30 qershorit, në Shqipëri kanë mbërritur 3 606 815 fletë votimi. Fletët për kryebashkiakë dhe këshilltarë u prodhuan nga kompania Cetis në Slloveni me kosto 60 milionë lekë.

Ato janë transportuar me kamionë dhe kanë kaluar doganën e Shkodrës gjatë mesnatës. Në masa sigurie e me shoqërim policor, fletët e votimit janë vendosur herët në mëngjes në ambientet e KQZ, në Lundër.

Ndërkohë që disa KZAZ-ve në qytete të Shqipërisë janë sulmuar, situata në KZAZ-të e Tiranës është e qetë.

Por çfarë ka brenda qendrave të KZAZ-së, disa ditë para 30 qershorit?

Në çdo KZAZ ka nga tre anëtarë dhe një sekretar, të cilët qëndrojnë brenda ambienteve nga ora 08:00-13:00 dhe 16:00-20:00. Puna vazhdon normalisht dhe është marrë baza materiale për mirëfunksionimin e procesit, ku përfshihen lista zgjedhore, libri me vendimet e KQZ, e libri I protokolleve.

Po ashtu ne disa prej KZAZ-ve kanë mbërritur kutitë e fshehta të votimit.  Po ashtu kanë mbërritur dhe tavolinat e numërimit të pajisura me kamer.

Në çdo KZAZ ka efektivë policie të cilët janë të stacionuar për sigurinë.

Tashmë pritet shpërndarja e fletëve të votimit nëpër qëndrat e votimit. Paralelisht, mazhoranca vazhdon procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit pas zhdekretimit të 30 qershorit.

Materialet zgjedhore në Lundër

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025