Milan-Benfica në San Siro është supersfida që ngre sonte siparin e sezonit të ri të Europa League. “Djalli” pret në shtëpi portugezët të cilët sezonet e fundit kanë bërë jo pak befasi në kupat e evropës, ndërsa trajneri i italianëve Ruben Amorim është shprehur se ‘kërkon të luajë finalen e këtij kompeticioni’.

Për ndeshjen që nis në orën 21:00 ka folur edhe sulmuesi Gonçalo Ramos, i blerë nga Milani te Paris SG për më shumë se 70 milionë euro, ndërsa ka patur një të kaluar te Benfica. Ramos tha se kërkon me ‘doemos ti japë fund thatësirës së golave’, por shtoi se ‘nëse realizon nuk do të festojë kundër Benfica-s’. Sa i takon lojtarë të cilët pritet të zbresin në fushë, referuar mediave italiane, Amorim pritet të bëjë sonte disa ndryshime në formacion referuar ndeshjeve të fundit në Seria A. Terraciano pritet titullarë në mbrojtje, Musah dhe Jashari në mesfushë, ndërsa nga krahët mund të luajnë Bartesaghi dhe Chukëueze.

Po në orën 21:00 në program do të jenë edhe 6 duele të tjera në Europa League. Anderlect do të presë në shtëpi Lyon-in, Bayern Leverkusen mat forcat me Celje-n, Beer Sheva sfidon Dinamo Zagreb, Jagellonia ka udhëtuar për t’u përballur me Olympiaco-s, Rennes luan në Austri kundër Sturm Graz, ndërsa Sunderland pret Az Alkmar.

Mbrëmja do të nis që në orën 18:45 me sfidat Ararat Armenia kundër Sparta Prague-s si dhe Omonia-Celta Vigo.