Nis sot testimi i infermierëve
në spitalet rajonale të vendit

Nis sot testimi i infermierëve<br />në spitalet rajonale të vendit
Të gjithë infermierët e rretheve do të testohen gjatë ditës së sotme. Testimi i tyre vjen pas testimit të infermierëve të spitaleve universitare i cili u zhvillua në fund të muajit korrik.

Të përfshirë në këtë testim do të jenë infermierët e 11 spitaleve rajonale dhe testimi do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme për të testuar kështu të gjithë infermierëtTestimi ka nisur në orën 9:00 të mëngjesit e do të vazhdojë deri në orën 16:00 pasi në disa nga spitalet infermierët janë ndarë në më shumë se 2 grupe.

Testimi bëhet pas një urdhëri të ministrisë së Shëndetësisë për të kontrolluar nivelin e infermierëve, por sipas ministrit Ilir Beqaj ky testim nuk do të prekë vendin e punës.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane